Ish-ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami, ka lënë dhe ai mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe ka dalë i zhgënjyer që propozimet e draftit alternativë ndaj atij të propozuar nga grupi i punës, nuk janë pranuar.
Ai e ka cilësuar fiktive mbledhjen e Këshillit Kombëtar duke qenë se po diskutohet vetëm mbi një draft duke u rrëzuar propozimet e tjera.
“Sot nuk është një ditë e bukur për Partinë Demokratike. Nuk lejohen diskutimet dhe partia vijon të mbetet monokratike.” – ishte deklarata e fortë e Imamit.
(E.L./Faxweb)