12:13 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Imami, Topalli dhe të tjerët? Tritan Shehu: Listat e Bashës janë gjithëpërfshirëse

15:00 | 30/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Imami, Topalli dhe të tjerët? Tritan Shehu: Listat e Bashës janë gjithëpërfshirëse

Listat e Partisë Demokratike janë shoqëruar me pakënaqësi në rradhët e të mbeturve jashtë. Ditën e djeshme në kor një pjesë e tyre reaguan duke kërkua largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit.

E megjithatë për një tjetër deputet demokrat, kryesuesi i listës së Gjirokastrës, Tritan Shehu, e cilëson listën e kandidatëve të hartuar nga Lulzim Basha si gjithëpërfshirëse. Në një prononcim për “Panorama”, Shehu sqaron se ekipi i ri i zgjedhur nga Basha përfaqëson aspiratat e PD.

“Lista ka hapësirë për aq vende sa janë. Natyrisht jo të gjithë mund të jenë në lista. Kjo ndodhi edhe në 2013 kur unë personalisht nuk isha për 4 vjet në Parlament, pavarësisht se isha ish-kreu i PD-së dhe themelues i saj.

Megjithatë, në zgjedhjet e 2013-s, kur unë e dija qartësisht se nuk do të isha në Parlament në atë periudhë, iu përvesha fushatës dhe dhashë kontributin tim dhe të gjithë energjitë e mia në atë fushatë, e cila fatkeqësisht nuk shënoi fitoren e PD. Por sot jemi përpara një shansi të madh për t’i fituar zgjedhjet. Mendoj se ekipi i ri i zgjedhur në PD përfaqëson aspiratat tona, programin dhe është një ekip që përmban njerëz të rinj, njerëz me eksperiencë, asete të PD dhe histori të PD. Është një listë gjithëpërfshirëse e PD”, deklaron Shehu.

Ish-kreu i PD-së nuk komenton lëvizjen e nisur brenda PD-së nga deputetët Topalli e Imami për shkarkimin e Bashës, por kërkon që të gjitha energjitë për fushatë të investohen për fitoren e PD.

“Unë mendoj dhe gjykoj se aktualisht është momenti që të gjithë t’i përvishemi fushatës elektorale. Të fitojmë zgjedhjet. Të realizojmë ndryshimet e mëdha që pret Shqipëria, të nxjerrim vendin nga kjo gjendje e rëndë në të cilën gjendet. Të çojmë përpara idealet tona, programin tonë, mendimet tona në këtë betejë kaq të rëndësishme, të cilës i kanë ngelur edhe 4 javë. Nuk dua të komentoj asgjë që deklarojnë kolegët e mi.

Ashtu siç thashë edhe më parë, në këto momente të gjithë energjitë tona, të gjitha forcat tona, të gjithë kohën tonë duhet ta kthejmë në dobi, në funksion të fushatës elektorale dhe fitores së PD; Duke pasur si qëllim vetëm fitoren e PD. Kjo duhet të jetë motoja që duhet të mbizotërojë në këtë fushatë shumë të rëndësishme, e cila do të realizojë ato ndryshime që priten prej kohësh”, thekson për “Panorama” Tritan Shehu. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: listatpakenaqesitePDtritan shehi
Pas

Meta takim me kreun e bashkisë së Vjenës: Thellim të bashkëpunimit

Para

Veliaj i jep “Çelësin e Tiranës” kryebashkiakut të Vienës, i cili ka një dhuratë për Tiranën

Para
Veliaj i jep “Çelësin e Tiranës” kryebashkiakut të Vienës, i cili ka një dhuratë për Tiranën

Veliaj i jep “Çelësin e Tiranës” kryebashkiakut të Vienës, i cili ka një dhuratë për Tiranën

Discussion about this post

 



Të Fundit

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Mes tensioneve politike, mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Operacioni “Enigma” ku u vu në pranga Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë! Nën masa të larta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

Shkodër/Kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vepra penale, dyshohet se është përfshirë në një konflikt për parkim

Dibër/Finalizohet operacioni “Përsëritësi”.Arrestohet 32-vjeçari që vodhi çantën me para, i dënuar më parë për të njëjtën vepër.

Zjarrfikësit marrin masa shtesë për zjarret e verës në Gjirokastër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.