19:30 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Imamoglu: Erdogani e ka shndërruar Turqinë në “republikë frike”

16:55 | 28/03/2025
në Aktualitet, Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Imamoglu: Erdogani e ka shndërruar Turqinë në “republikë frike”

Lideri opozitar i Turqisë, Ekrem Imamoglu, e ka akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se e ka kthyer Turqinë në “republikë të frikës”, duke shkatërruar institucionet demokratike dhe duke shtypur kritikët.

“Për vite, regjimi i Erdoganit është tërhequr prej llogaridhënies demokratike, ka heshtur mediat, i ka zëvendësuar kryetarët e zgjedhur me burokratë, e ka kontrolluar gjyqësorin dhe i ka manipuluar zgjedhjet”, ka shkruar Imamoglu përmes një kolumne të publikuar të premten në të përditshmen amerikane, New York Times.

Imamoglu, 53-vjeçar, kryetar i Stambollit, është duke u mbajtur në burgun e sigurisë së lartë, Marmara, prej kur është arrestuar javën e kaluar, nën akuza për korrupsion.

Ai përballet edhe me dyshimet për kryerje të veprave terroriste, të cilat i ka hedhur poshtë.

Ndalimi i tij në Stamboll ka nxitur protesta kombëtare, meqë mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugë, ndërsa qindra prej tyre, përfshirë gazetarë, janë ndaluar për pak kohë.

“Arrestimet në shkallë të gjerë të protestuesve dhe gazetarëve në vjetët e fundit kanë dërguar një mesazh rrëqethës: askush nuk është i sigurt”, ka paralajmëruar Imamoglu.

Ai e ka kritikuar edhe atë që e ka përshkruar si “heshtje” ndërkombëtare.

“Çfarë për qeveritë qendrore në botë? Heshtja e tyre është shurdhuese”, ka shkruar ai, duke përmendur reagimet e liderëve amerikanë dhe evropianë.

Burgosja e tij konsiderohet lëvizje politike për të larguar një kundërshtar kyç nga gara e ardhshme presidenciale, që aktualisht është caktuar të mbahet në vitin 2028.

Pas

Rama nga Elbasani: Dash Sulen se mbante dot keneta ndaj e nxorren nga listat

Para

Skender Gega rikthehet ne shtepi, arrihet marreveshja me Partizanin

Para
Skender Gega rikthehet ne shtepi, arrihet marreveshja me Partizanin

Skender Gega rikthehet ne shtepi, arrihet marreveshja me Partizanin

 



Të Fundit

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

Tragjedi në Tomorrowland: Gruaja kanadeze humb jetën gjatë festivalit

Shëngjin/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 32-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën

Popoviç dërgohet në paraburgim për 48 orë, Serbia kërkon lirimin e tij

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.