Ka përfunduar megaoperacioni në Lezhë dhe në zonat përreth, nga ku u asgjësuan 12.196 fidanë dhe bimë narkotikë dhe u prangosën 3 persona, sikurse një tjetër në kërkim.
Njoftimi i Policisë: Lezhë/Vijon kontrolli i të gjithë territorit të qarkut deri në zonat më të thella e më të vështira malore e të pyllëzuara, nga toka dhe ajri, për të parandaluar dhe goditur tentativat për të kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.
Finalizohet faza e nëntë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”.
Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, u asgjësuan në total 2583 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në minisera dhe në tokë, në fshatra të ndryshëm, në Kurbin dhe në Lezhë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të komisariateve nën varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë qarkun, duke përfshirë dhe skanuar edhe zonat më të thella e të vështira, malore e të pyllëzuara, me qëllim parandalimin e tentativave dhe goditjen e rasteve të konstatuara të kultivimit të bimë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe me kolegët e GDF-së, u organizua dhe u finalizua faza e nëntë e megaoperacionit “Imazhi”, në kuadër të së cilës: në fshatin Skuraj, Kurbin, në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë malore, u gjetën 2215 bimë narkotike cannabis sativa, në fshatrat Fushë Kuqe dhe Gërnac, Kurbin, u gjetën 337 bimë narkotike cannabis sativa dhe në fshatin Kolsh, Lezhë, u gjetën 31 bimë narkotike cannabis sativa.
Bimët narkotike, pas kryerjes së veprime hetimore procedurale, u asgjësuan me anë të djegies.
Vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me qëllim identifikimin dhe arrestimim e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Gjatë 8 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total 12.196 fidanë dhe bimë narkotikë, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
Megaoperacioni policor antikanabis “Imazhi”, vijon.