Nisma shumë e komentuar në vendin tonë por edhe në rajon “Open Balkan” ka ngjallur diskutime të shumta lidhur me shtetin që përfiton më shumë nga kjo marrëveshje.
Në një lidhje me skype, ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka dhënë një intervistë për studion e Fax News.
Bregu ka komentuar ndikimin që sjell marrëveshja “Open Balkan” për bujqësinë dhe ekonominë shqiptare. Si një ekspert i kësaj fushë, ai është shprehur se bujqësia dhe ekonomia shqiptare do të pësojnë një goditje të fortë nëse vazhdon të zbatohet kjo marrëveshje dhe se fermerët serbë janë më të favorizuar se ata shqiptarë.
Gjithashtu Bregu, ka vënë në dukje faktin se numri i bagëtive në Shqipëri është ulur në mënyrë drastike gjatë mandatit të qeverisë “Rama 2”.
Ish sekretari i Përgjithshëm i Ministisë së Bujqësisë, Vojo Bregu për Fax News:
Ka disa kohë që po flitet për Open Balkan por deri më tani nuk kemi asnjë dokument që na tregon sesi do të funskionojë ky organizim nga ana ekonomike sepse shkon përtej lëvizjes së lirë. Nëse funskionon siç po ecën deri më tani, mendoj se do të jetë një “nokaut” për bujqësinë shqiptare dhe për ekonominë.
Kjo mbështet në fakte dhe shifra, nuk është retorikë politike. Mendoj se bujqësia është sektori i parë që do të goditet më fort dhe më pas blegtoria. Impakti i parë ka të bëjë me ‘qumështin’. Kjo ishte një kambanë alarmi që më erdhi si lajm nga fermerët dhe unë vendosa ta postoja në facebook.
Duke qenë se qumështi në Serbi subvencionohet, në Shqipëri kjo nuk ndodh. Duke filluar që prej këtu kemi një konkurrencë të pandershme mes fermerëve shqiptarë dhe serbë. Gjithashtu edhe TVSH-ja, për serbët është 2% ndërsa shqiptarët 6%. Duke qenë se në Serbi po prodhohet një sasi e lartë qumështi, në Shqipëri fermerët shqioptarë ose po i therin bagëtitë ose po i shesin dhe kjo ka sjellë uljen e numrit të tyre. Ka një ulje të numri prej 100 mijë lopësh në mandatin e dytë të qeverisë Rama. Mendoj se do të ishte një lëvizje shumë e gabuar nëse vazhdohet më tej me këtë nismë.
(B.V/Faxweb.al)