07:07 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Implikimi i policisë në zgjedhje, ministri Demiraj denoncoi 32 emra në raportin e Task Forcës

21:23 | 17/08/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Abuzimet e policëve me detyrën, Demiraj u kërkon ndihmë qytetarëve: Denonconi rastet

Përpara largimit nga detyra, ministrat teknikë kanë dorëzuar raportin që kanë kryer për zgjedhjet e 25 qershorit. Në raportin e përbërë nga 142 faqe, përmendet dhe çështja e implikimit të forcave të policisë në mbështetje të subjekteve elektorale dhe bashkëpunim me elementët kriminalë.

Zv.kryeministrja Ledina Mandija, publikoi sot raportin e ministrave teknikë, ku thuhet se vetëm Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka raportuar për 32 (tridhjet e dy) punonjës të policisë të përfshirë në fushatë elektorale, duke shpërdoruar autoritetin policor.

PJESË NGA RAPORTI 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në përgjigje të kërkesës së Zëvendëskryeministrit ka dërguar zyrtarisht informacion shkresor në datën 19.06.2017 ku sqarohet se deri në atë moment strukturat e Policisë së Shtetit nuk
disponojnë asnjë informacion për përfshirje të ndonjë punonjësi policie në procesin zgjedhor apo bashkëpunimi me elementë kriminalë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka konstatuar një numër të shumtë rastesh ku punonjësit e policisë së shtetit janë përfshirë në mbështetje të subjekteve elektorale.

Ministri i punëve të Brendshme në mbledhjen e datës 25.06.2017 të Task Forcës referoi raste konkrete të denoncimeve për përfshirje të punonjësve të policisë në mbështetje të subjekteve të caktuara politike.

Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme këto raste të identifikuara ishin 29 (njëzetenëntë). Personat që denoncohen janë punonjës policie të të gjitha niveleve.

Ndërsa, sipas informacionit të sjellë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Raportin Përfundimtar, rezulton se janë referuar 32 (tridhjet e dy) punonjës të policisë të përfshirë në fushatë elektorale, duke shpërdoruar autoritetin policor në rastet si më poshtë:

  1. Roni Shqopa, Drejtor i Konvaleshencës në MPB, në bashkëpunim me
    Vangjush Dakon, Kryetar i Bashkisë Durrës, ka vepruar në zonat Spille
    dhe Plazh.
  2. Oficeri i policisë Fatmir Davidhi, me detyrë Shefi i Stacionit të Policisë
    në Rroskovec,
    është përfshirë në fushatë duke shpërndar lekë së bashku
    me kandidatin e PS-së Anduen Xhindi.
  3. Oficeri i policisë Alfred Velçani, efektiv i Drejtorisë Vendore të
    Policisë Berat, 
    është përfshirë në mënyrë të paligjshme në procesin
    zgjedhor duke qënë prezentë në QV 2911 Rrapëz Sektor, në Njësinë
    Administrative Kolonjë të Lushnjës, ndërkohë që ky oficer policie
    ditën e zgjedhjeve sipas shërbimit zyrtar duhet të ishte me shërbim në
    Tepelenë. Është rast i dokumentuar edhe me fotografi.
  4. Oficeri i Policisë, Astrit Jella punonjës pranë Drejtorisë së
    Përgjithshme të Policisë
    , i përfshirë në fushatë duke shpërdoruar
    autoritetin policor.
  5. Specialisti i SH.Ç.B.A në Durrës, Fatos Hasani, i përfshirë në fushatë
    ka shpërdorur autoritetin policor.
  6. Specialist i SH.Ç.B.A në Shkodër, Arben Dekovi i përfshirë në fushatë
    ka shpërdorur autoritetin policor.
  7. Shefi Komisariatit të Peshkopisë Admir Trupja, i përfshirë në fushatë
    ka shpërdorur autoritetin policor.
  8. Shefi i Komisariatit të Pukës, Pal Marku, i përfshirë në fushatë ka
    shpërdorur autoritetin policor.
  9. Shefi Komisariatit Gramsh, Alfred Maksuti, i përfshirë në fushatë ka
    shpërdorur autoritetin policor.
  10. Oficeri i Policisë në Drejtorinë Vendore Korçë, Alfred Dumani, i
    përfshirë në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor
  11. Shefi Komisariatit Maliq, Gentian Diko, i përfshirë në fushatë ka
    shpërdorur autoritetin policor.
  12. Shefi i Komisariatit Nr. 4 Tiranë, Agim Hoxha, i përfshirë në fushatë
    ka shpërdorur autoritetin policor
  13. Shefi i Komisariatit Nr. 5 Tiranë, Sali Skura, i përfshirë në fushatë ka
    shpërdorur autoritetin policor.
  14. Shefi i Komisariatit Kavajë, Aliosha Brokaj, i përfshirë në fushatë ka
    shpërdorur autoritetin policor.
  15. Shefi i Komisariatit Elbasan Zija Sula, i përfshirë në fushatë ka
    shpërdorur autoritetin policor.
  16. Shefi i Komisariatit të Kufirit, Sarandë, Përparim Xhaferi, i përfshirë
    në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.
  17. Zëvendësdrejtori i Policisë Vendore Vlorë, Sokrat Gode, i përfshirë në
    fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.
  18. Shefi i Komisariatit Shkodër, Hamdi Shullani, i përfshirë në fushatë ka
    shpërdorur autoritetin policor.
  19. Ish Shefi i Komisariatit Rinas Ermal Milori.
  20. Shefi i Rendit i Komisariatit të Policisë, Rinar Altin Zeka, i përfshirë
    në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.
  21. Lektori në Akademinë e Sigurisë, Boge Bodini, i përfshirë në fushatë
    ka shpërdorur autoritetin policor.
  22. Specialisti për Hetimin e Krimeve Veli Alliraji, i përfshirë në fushatë
    ka shpërdorur autoritetin policor.
  23. Shef i trafiqeve në Policinë Vendore Fier Hysen Bajrami, i përfshirë në
    fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.
  24. Shefi i Financës në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Ramadani
    Smulja
    , i përfshirë në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.
  25. Operator në Qarkullimin Rrugor Erjola Smulja.
  26. Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, Ernest Dimashi,
    i përfshirë në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.
  27. Shef i Komisariatit të Lushnjës, Eduard Sulejmani, i përfshirë në
    fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.
  28. Oficeri Policisë në Drejtorinë Vendore Vlorë, Shpëtim Kripa, i
    përfshirë në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.
  29. Drejtori i Policisë Korçe, Arben Skëndo, ish Drejtor i SHÇBA, i
    përfshirë në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.
  30. Drejtori Policisë Shkoder, Gjovalin Loka, i përfshirë në fushatë ka
    shpërdorur autoritetin policor.
  31. Oficeri i Policisë Naim Doçi, punonjës në Komisariatin e Policisë
    Durrës
    , i përfshirë në fushatë ka shpërdorur autoritetin policor.
  32. Oficeri i policisë Nexhmi Kaliaj në Drejtorinë Vendore të Policisë
  33. Drejtor i INUK Korçë, Enver Shahinasi përfshirë në shitblerje votash
    në Korçë.

Policia e Shtetit nuk ka dhënë informacion për trajtimin e këtyre rasteve, nëse janë në verifikim, nëse janë referuar në Prokurori apo janë marrë masa disiplinore. Në mbledhjen e datës 25 Qershor 2017 të Task-Forcës, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë ka thënë që janë në verifikim e sipër, por në raportin e datës 06.07.2017 nuk ka raportuar asgjë në lidhje me denoncimet ndaj efektivëve të policisë si dhe procedurat e ndjekura për trajtimin e këtyre rasteve, duke mos bërë transparencën e duhur me Task-Forcën.

Institucione të tjera nuk kanë raportuar për përfshirje të punonjësve të policisë në mbështetje të subjekteve elektorale

Në mbledhjen e datës 25 Qershor 2017, Ministri i Punëve të Brendshme ka pranuar se në 7 raste të denoncimeve të efektivëve të policisë të cilët janë të implikuar me elementë kriminalë, të cilat kanë ndodhur 2-3 ditë përpara zgjedhjeve në Delvinë, Sarandë, Dibër,Pukë, Lezhë dhe Tiranë dhe i përkasin të gjitha niveleve, nga më i lartë duke filluar nga drejtor qarqesh e poshtë.

Vetë Ministri i Brendshëm ka deklaruar që në bazë të këtyre informacioneve ka kërkuar dhe shkarkimin apo pezullimin e tre shefave të komisariateve, dhe meqë kjo nuk ishte realizuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk kishte vijuar me propozimin për lëvizje të tjera. Avokati i Popullit gjatë kësaj mbledhje ka deklaruar se ‘nëse kemi të bëjmë me raste të tilla, atëherë dëmi është tepër i madh. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: dritan Demirajraporti
Pas

Përfundon gjithçka në Kroaci, Skënderbeu lëshon në fund, i ikën nga “duart” fitorja në minutat shtesë(VIDEO)

Para

Pas barazimit, Takaj i mërzitur me arbitrin: Ato 5 minutat në fund ishin të ekzagjeruara

Para
Pas barazimit, Takaj i mërzitur me arbitrin: Ato 5 minutat në fund ishin të ekzagjeruara

Pas barazimit, Takaj i mërzitur me arbitrin: Ato 5 minutat në fund ishin të ekzagjeruara

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.