Ish-kreu i PD-së në Korçë Andrea Mano, dhe e gjithë kupola e drejtuesve të lokalë të kësaj force politike kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet që mbanin, ndërsa kanë bërë një letër publike ku dhe arsyetojnë vendimin që kanë marrë.
Në mesin e të dorëhequrve është dhe sekretari i PD-së për degën e Korçës, Devis Osmani (i cili mbante dhe postin e kreut të komanduar të PD) si dhe 13 anëtarë kryesie të kësaj force politike. Në letrën e bërë publike, ata thonë se PD është shndërruar në një parti klienteliste dhe në shërbim të interesave personale të një grupi të kufizuar njerëzish.
“Gjykojmë se kryetari i PD me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale. Me veprimet apo mosveprimet e tij, kja hedhur poshtë të gjithë punën tonë të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë.
Gjithashtu me kë3të mënyrë drejtimi, mendojmë se PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij, për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës. Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur ushtrimin e funksioneve tona dhe të shohim me optimizëm drejt të ardhmes së kësaj partie.
Theksojmë se jemi dhe mbetemi anëtarë të PD dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj”, thuhet në letër.
Vetë Mano, pas dorëheqjes si kreu i PD-së në Korçë vitin e kaluar, ka dhënë dorëheqjen dhe nga pozicioni i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-SË, ndërsa shkruan se importet e Lulzim Bashës në qytet nuk përfaqësojnë vlerat e korçarëve.
Mano ishte pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e Prillit, por pavarësisht se mori një mbështetje të madhe nga qytetarët, nuk mundi që të fitonte një vend në Kuvend për shkak se ishte i vendosur i 6-ti në listën e Lulzim Bashës për Korçën.
Ai nuk mundi që të thyente dot herësin e vendosur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, e për këtë shkak duket se pakënaqësitë e tij me drejtuesit e PD-së në Tiranë kanë qenë të vazhdueshme, e që kanë kulmuar me dorëheqjet në grup gjatë ditës së sotme.
Deklarata e plotë e Andrea Manos:
Te nderuar qytetare te Korces,
Të dashur demokrate te Korces.
Sot eshte nje dite jo e lehte per ne, anetaret e kryesise se PD dega Korce .
Ne kushtet kur nuk ka asnje shenje vullneti per te pare ne sy humbjen dhe per te reflektuar mbi shkaqet e verteta te saj
– te revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD
– te vendosur te qendrojme prane demokrateve te thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korces, me te cilet kemi ndare sfida elektorale e kemi perballuar dite te veshtira ne opozite
– te bindur se sot Korca dhe Shqiperia kane me shume se kurre nevoje per kontributin e te gjitheve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist te kryetarit
– Ne sot po largohemi nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Korce .
Une kam dhene doreheqjen si kryetar i PD dega Korce dhe sot po jap doreheqjen si aneter i Keshillit Kombetar te PD.
14 anetare te kryesise, qe jane ketu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i deges se Korces , Devis Osmani qe ka punuar prane meje per 8 vite , largohen me doreheqje te parevokueshme nga ky funksion.
Te dashur qytetare te Korces , te nderuar demokrate :
– Ne qe jemi sot ketu ne kete salle dhe shume demokrate te tjere jashte kesaj salle te cilet kane punuar ne kushte te veshtira per PD , sot ndjehen te paperfaqesuar.
– Importet e L. Bashes nuk perfaqesojne vlerat dhe moralin e qytetarise te banoreve te Korces, ne qytet dhe ne fshat .
– Ne nuk duam te jemi deshmitare te zerimit te kontributeve te demokrateve te thjeshte dhe denojme ashper futjen e frymes se percarjes .
– Ne i lexojme me seriozitet , perulesi dhe jo me arrogance mesazhet qe vijne nga rezultati i zgjedhjeve .
Ata qe drejtuan fushaten elektorale duhet ti vene emrin e tyre humbjes . Ata jane arsyeja e pare dhe e fundit e humbjes se PD ne qarkun e Korces.
Vlerat e demokracise tek te cilat une dhe shume studente te dhjetorit ‘90 besuam, nuk do te merren dot neper kembe nga lidershipi i PD.
Ne do te vazhdojme te jemi anetare te PD , do te vazhdojme te besojme dhe te punojme per demokracine, per te sotmen dhe per te nesermen e Korces.
(E.K/Faxweb.al)