13:29 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Importi i peshkut, Kosova kërcënon hapur Maqedoninë

19:42 | 09/08/2019
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Importi i peshkut, Kosova kërcënon hapur Maqedoninë

Kosova kërkon nga qeveria e Maqedonisë së Veriut t’i largojë masat e vendosura për produktet kosovare, konkretisht llojit të peshkut. Ministri i tregtisë dhe Industrisë në Kosovë Endrit Shala këtë veprim të autoriteteve në Shkup e cilëson si barrierë dhe kërcënon me masa reciproke ndaj produkteve të Maqedonisë, nëse autoritetet në Shkup nuk largojnë masat e vendosura, raporton Alsat M.

“Për më tepër, është vendosur edhe një taksë prej afër 700 eurosh për çdo hyrje në kamionëve të peshkut në RMV. Këto shkelje nga Maqedonia e Veriut për angazhimet e saj në CEFTA përbëjnë një shqetësim të madh për Qeverinë time dhe ju ftoj që të gjeni një zgjidhje për këtë çështje sa më shpejtë të jetë e mundur. Jemi në pritje nga autoritet e Maqedonisë së Veriut që do t’i heqin këto barriera tregtare në të kundërtën do të jemi të detyruar të reagojmë, ku si reagim do të jetë trajtimi i njëjtë produkteve të Maqedonisë së Veriut që hyjnë në tregun e Republikës së Maqedonisë”-tha Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Por për ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi nuk bëhet fjalë për barriera por për siguri të qytetarëve. Sipas tij, vendi nuk mund të importojë e as të eksportojë produkte në vende të cilat nuk kanë të akredituara agjencitë për ushqim dhe veterinari.

“Nuk ka asnjë farë barrierash të vendosur nga Maqedonia sa i përket importit të peshkut nga Kosova. Ka të bëjë me importin e peshku të gjallë për rritje ose mbushjen e hurdhave me peshk të vegjës. D.m.th RMV ka akredituar agjencinë për ushqim dhe veterinari dhe ne bazë të rregullave të BE-së, ne nuk mundemi as të importojmë e as të eksportojmë nga shtet të cilat nuk i kanë akredituar agjencitë për ushqim dhe veterinari. Kjo do të thotë se ne si shtet, i kemi përmbushur të gjitha rregullat dhe kërkesat nga ana e BE-së për të hapur tregun me shtet të cilat i kanë të akredituara agjencitë e tyre dhe me këtë sigurojmë të gjithë konsumatorët që po konsumojnë produktet të shëndetshme me kualitet të duhur të cilat i plotësojnë të gjitha standardet ne bazë të rregullave BE-së”-pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Mësohet se nga mesi i muajit do të takohen dy ministrat, Kreshnik Bekteshi dhe Endrit Shala me qëllim zgjidhjen e problemit. Maqedonia drejt Kosovës, çdo muaj eksporton mall në vlerë mbi 20 milion dollarë.

Pas

Meta rrëzon “Akademinë e Shkencave”: Tjetër rast si Kuvendi i bën ligjet për interesa të personave të veçantë

Para

Shëndet/ Djersiteni gjatë natës, zbuloni shkakun që ‘fshihet’ pas këtij fenomeni

Para
Shëndet/ Djersiteni gjatë natës, zbuloni shkakun që ‘fshihet’ pas këtij fenomeni

Shëndet/ Djersiteni gjatë natës, zbuloni shkakun që 'fshihet' pas këtij fenomeni

Discussion about this post

 



Të Fundit

U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

“Shijojeni Tiranën, shpresoj që nesër të mos të ketë mot Londre”, batuta e Ramës: Nëse do të bjerë shi, fajin e keni ju

“Jemi besnik ndaj martesës me Italinë”- Rama: S’bëjmë marrëveshje emigrantësh me vende të tjera

Lezhë/Procedime penale për tjetërsim prone dhe konflikt pronësie, tre raste të ndryshme në hetim

“Të shtojmë qendrat e dërgimit”, Starmer: Tashmë kemi kthyer 24 mijë emigrantë të paligjshëm

Emigrantët/ Rama: Modeli Meloni, testimi doli me sukses

SPAK i sekuestroi telefonin, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore

“Task forcë e përbashkët”/ Starmer: Emigracioni, ulje dramatike. Ta shtrijmë përvojën në rajon

Starmer uron Ramën nga Tirana për fitoren: Vizita ime, kapitull i ri i për marrëdhëniet mes dy vendeve

Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani, duhet të zgjidhim problemet e atyre që kanë hyrë në MB me dokumente të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.