Përsa i përket importit të plehrave kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka delakruar se nuk është propjektligj por ligj dhe vullneti popullor është vendimi më i mirë për këtë çështje. Vasili ka deklaruar se LSI pranon dekretin e presindetit që ligji të kthehet mbrapsht.
“Balla ka thënë publikisht që tërheq projektiligjin. Nuk kemi të bëjmë me projektligj por kemi të bëjmë me ligj, kuvendi për këtë çështje është shprehur me votë. Ky ligj tashmë është pjesë e atyre ligjeve që ka vetëm një moment procedurial. E ka kthyer Presidenti këtë ligj dhe i dha mundësinë mazhorancën. Nuk ka asnjë mundësi PS që të tërheqë ligjin.
Ky ligji u soll në paralment për t’u votuar. Atje ku parlamenti nuk është i zoti që të japë një zgjidhje atëherë zgjidhja e vetme është referndumi. Për këtë ligj do të punohet për të bindur opinionin publik.
Ka një interest që madh Europa të shkarkojë plehrat te ne dhe e kuptoni i cili është rrisku që ne kemi, pasi ne kemi një tendencë të rritjes së gazrave në vend. Vullneti popullor është vendimi më i mirë, të vendosë populli pasi ka dëgjuar të gjitha deklaratat politike.”, u shpreh Vasili. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post