10:40 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Importuesit nuk pranuan të shesin sheqerin nën kosto, Bordi merr vendimin për rritjen e çmimit

08:20 | 28/06/2022
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Importuesit nuk pranuan të shesin sheqerin nën kosto, Bordi merr vendimin për rritjen e çmimit

Ulja e çmimit të sheqerit nën kostot e importit në mbledhjen e 10 qershorit të Bordi së Transparencës nga 121 lekë në 104 lekë/kg (ulja 16%) për 2 javësh ka krijuar mungesa të produktit në tregun e pakicës.

Disa dyqane të pakicës dhe supermarkete në vend pohuan për Monitor se prej javësh nuk po tregtojnë sheqer, për shkak të mosfurnizimit nga pikat e tregtimit me shumicë. Mungesa e sheqerit është kthyer në shqetësim edhe për konsumatorët të cilët këto ditë në disa pika pakice nuk kanë mundur të blejnë produktin.

Distributorë të produkteve ushqimore në Shqipëri sqarojnë se mungesa e produktit në treg nuk ka ardhur nga problemet me importet, por për shkak të çmimit nën koston e furnizimeve të përcaktuar nga Bordi i Transparencës.

“Në tregjet e huaja nuk ka pasur mungesë së sheqerit. Në këtë periudhë importuesit janë gjendur në vështirësi për kryerjen e furnizimeve të reja, pasi çmimi i shitjes së vendosur nga bordi ishte nën kosto. Për këtë arsye, importuesit ishin në pamundësi për të kryer furnizime, pasi asnjë nuk pranon të shesë nën koston e importit. Kjo situatë ka penguar furnizimin e pikave të shumicës. Me ndryshimin e çmimit nga Bordi i Transparencës situata pritet të stabilizohet dhe produkti do të jetë i pranishëm në treg shumë shpejt brenda disa ditësh”, nënvizoi një nga përfaqësuesit e distributorit të tregtimit të produkteve ushqimore me shumicë në vend.

Ulja e çmimit të sheqerit në 104 lekë/kg ishte kthyer në shqetësim edhe për tregtarët e pakicës. Për shkak të gjobave për mos mbajtjen e çmimeve të përcaktuara nga Bordi i Transparencës disa prej tyre u detyruan ta shesin produktin me marzhe shumë të ulëta fitimi.

“Me shumicë sheqerin e kemi blerë 102 lekë/kg, ndërkohë jemi të detyruar ta shesim 105 lekë, pasi gjobat për mosrespektim të çmimeve janë të papërballueshme. Me këtë fitim kaq të ulët e kemi mbajtur si produkt për të mos humbur klientelën”, thotë një nga drejtuesit e një dyqani me pakicë.

Për shkak të situatës së krijuar në treg në mbledhjen e 27 Qershorit Bordi i Transparencës ndryshoi vetëm çmimin e sheqerit.

Sipas vendimit çmimi për këtë produkt te konsumatori do të jetë 10 lekë më shumë nga 104 lekë/kg që ishte 17 ditë më parë u vendos të tregtohet në 114 lekë/kg.

Marzhi i fitimit mbi çmimin tavan për importuesin do të jetë 6 lekë , 9 lekë për shitësit me shumicë dhe 3 lekë/kg për tregtarët e pakicës.

Sakaq në mbledhjen e 10 qershorit Bordi i Transparencës rriti çmimin e shitjes me pakicë të miellit masiv nga 79 lekë në 90 lekë/kg (rritja 14%) dhe uli çmimin e orizit kokërrgjatë nga 109 lekë/kg do të tregtohet 101 lekë (ulja 7%) për konsumatorin familjar.

Ndërsa ende nuk ka vendim për ndarjen e çmimit të vajit të lulediellit duke marrë në konsideratë faturat e zhdoganimit dhe kostot operative të grosistëve që importojnë vaj të ambalazhuar dhe atyre që importojnë vaj të përpunuar, por ambalazhimin e bëjnë në Shqipëri./Monitor

Pas

Njeriu më i pasur i Ukrainës padi kundër Rusisë për viktimat, ja përgjigjia e Kremlinit

Para

“Ajo nuk do më zgjidhte, e zgjodha unë”/ Elgit Doda rrëfen historinë e dashurisë me Klea Hutën

Para
“Ajo nuk do më zgjidhte, e zgjodha unë”/ Elgit Doda rrëfen historinë e dashurisë me Klea Hutën

"Ajo nuk do më zgjidhte, e zgjodha unë"/ Elgit Doda rrëfen historinë e dashurisë me Klea Hutën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërimi drejt fundit në Tiranë, si paraqitet rezultati deri tani

Shkodër/Procedime për aksident me këmbësore dhe dëmtim automjeti në Velipojë

Vetëplagoset me armë zjarri dhe gënjen për ngjarjen, arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë

“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren! Ja çfarë më shkroi Meloni në mesazhin e urimit

Kamza i jep fund numërimit të votave, Partia Demokratike kryeson me shumicë votash! Ja sa është diferenca me PS

Përfundon numërimi në Qarkun e Elbasanit, si paraqitet rezultati

Me 205.500 lekë dhe 525 euro me vete/ Blerje votash në Kukës, arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Lusen

Mbyllet përfundimisht numërim i kutive të votimit në Dibër! Diferencë e thellë votash mes socialistëve dhe demokratëve

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

PD fiton në Kukës, 8000 vota më shumë se PS! Kush janë dy deputetët e parë që sigurojnë karrige në Kuvend/ Nis numërimi i kandidatëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.