Pas shefit të Policisë së Burgut të Elbasanit, në Komisionin Hetimor të drejtuar nga Flamur Noka, është thirrur edhe Drejtori i Burgut të Peqinit, Algert Salla.
I pyetur nga kreu i komisionit dhe anëtarët e tij lidhur me dijeninë mbi pajisjen përgjuese “IMSI Chatcher” apo mjet transporti për këtë pajisje, Salla është shprehur se nuk ka pasur dijeni për asnjërën prej tyre dhe as nuk është thirrur nga Prokuroria lidhur me këtë çështje.
Dëshmia e Algert Sallës:
Flamur Noka: Prej sa kohësh jeni drejtor?
Algert Salla: Nga marsi i vitit 2016
Flamur Noka: A keni dëgjuar për pajisjen “IMSI Catcher”?
Algert Salla: Po nga mediat.
Flamur Noka: Po përpara se të ishit drejtor?
Algert Salla: Kam qenë drejtor i paraburgimit në Elbasan?
Flamur Noka: A keni dëgjuar për pajisjen në institucion?
Algert Salla: Në dijeninë time nuk ka pasur pajisje apo mjet transporti për këtë pajisje.
Flamur Noka: A keni dijeni për ekzistencën e një pajisje që mat në burgje cilësinë dge lagështinë e ajrit?
Algert Salla: Jo nuk kam pasur dijeni.
Flamur Noka: Në këto institucione a funksionon libri i hyrje-daljeve?
Algert Salla: Po patjetër.
Flamur Noka: A regjistrohet çdo hyrje-dalje?
Algert Salla: Regjistrohet cdo lëvizje në institucion, në periudhat që kam qenë në institucion nuk mund të di çdo person që hyn në institucion.
Flamur Noka: A iu ka thirrur ndonjëherë prokuroria për këtë pajisje?
Algert Salla: Deri tani jo.
Asllan Dogjani: Në kohën që është futur pajisja drejtuesit e burgut janë larguar. A ka infomacion drejtori i burgut që lejohet një pajisje për tu futur brenda dhe a ka mundësi të jetë futur një makinë e të mos jetë regjistruar? A keni gjet shkak dhe të jeni larguar gjatë asaj kohe?
Algert Salla: Siç iu thashë në dijeninë time nuk ka pasur pajisje dhe asnjë mjet që fut pajisjen në institucion.
(XH.A/SHUPLAKA)