04:17 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“IMSI Catcher”, zbardhet vendimi, ja pse Gjykata nuk pranoi sekuestrimin e kompjuterit të Çakos

21:05 | 15/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“IMSI Catcher”, zbardhet vendimi, ja pse Gjykata nuk pranoi sekuestrimin e kompjuterit të Çakos

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Tiranës që rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e kompjuterit të Drejtorit të Policisë, Haki Çako për çështjen e IMSI Catcher, pajisjes së famshme të dyshuar se kishte përgjuar, raporton Panorama.

Kështu, vendimi është marë më datë 24/07/2017. Sipas Gjykatës së Tiranës, qëllimi i Prokurorisë është i paqartë se si mund ta ndihmojë hetimin duke marrë kompjuterin e Çakos.

VENDIMI I PLOTE:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka paraqitur për shqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkesën penale për  sekuestrimin e të dhënave kompjuterike, ndodhur në provat materiale të sekuestruara në kuadër të proçedimit penal *** duke hyrë, kërkuar dhe marrë të dhënat kompjuterike ndodhur në përmbajtje të tyre, nëpërmjet një eksperti të thirrur nga prokuroria, me njohuri rreth funksionimit të sistemit apo të dhënave kompjuterike.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ***

Ky proçedim penal ka filluar pasi nga ana e autoriteve italiane, në kuadër të trajnimit të oficerëve të policisë së shtetit, ***. Kjo paisje mund të bëjë kryejë edhe funksine të tjera në varësi të programimit të saj. Fillimi i këtij proçedimi nga ana e organit të prokurorisë janë proçedurat e ndjekura për hyrjen e kësaj paisje në Republikën e Shqipërisë, cili është qëllimi i përdorimit, funksioni real i saj dhe nëse është përdorur duke dokumentuar produktin.

Gjatë hetimeve paraprake, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer veprime hetimore dhe proçedurale në kuadër të këtij proçedimi. ***

– Lejimin e kontrollit në ambjentet e zyrave në posedim të shtetasit ***

Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore është bërë sekuestrimi, ***

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me kërkesën e paraqitur ka kërkuar sekuestrimin e të dhënëve kompjuterike ndodhur në këto paisje të sekuestruar me qëllim dokumentimin e përmbajtjes së ture në kuadër të këtij proçedimi penal.

Gjykata pasi shqyrtoi provat e paraqitura dhe dëgjoi kërkimet e prokurores, konkludoi se kjo kërkesë është e pabazuar në ligj dhe në prova për këto shkaqe:

Neni 208/a i K.Pr.Penale parashikon se: Sekuestrimi i të dhënave kompjuterike: “***

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor***

Asnjëra nga këto vepra penale nuk është nga ato vepra të parashikuara ***

Nga organi i prokurorisë nuk është parashtruar dhe nuk është argumentuar se me sekuestrimin e këtyre të dhënave kompjuterike, kush është qëllimi i hetimit, çfarë do të provojë sekuestrimi i këtyre të dhëna në këtë vepër penale.

Prokuroria ka hetuar, në bazë të provave të paraqitura, lidhur me veprimet e të tre shtetasve për të cilët është filluar ky proçedim, për mos angazhimin e tyre dhe mos interesimin, nëse ***dhe me deklarimet e dhëna para oficerit të policisë gjyqësore dhe prokurorit, kanë penguar zbulimin e së vërtetës.

Në kushtet kur nga organi i prokurorisë ka vetëm një proçedim penal të regjistruar ndaj shtetasve ***, parashikuar nga neni 248 e 301 të Kodit Penal, vepra penale të cilat nuk janë nga ato të fushës së teknologjisë së informacionit, kërkesa e paraqitur nga prokuroria nuk duhet të pranohet.

P Ë R   K Ë T O   A R Ë S Y E

Gjykata mbështetur në Nenin 208/a të K. Pr. Penale

V  E  N  D  O  S  I

 

Rrezimin e kerkeses.

Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane Brenda 10 diteve, duke nisur ky afat nga e nesermja e shpalljes se ketij vendimi.

U shpall sot me dt 24.07.2017.

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: haki cako
Pas

Mori mbiemrin e nuses për të emigruar në Angli, futen në sherr dy familjet

Para

Tiranë, i riu vetëplagoset me thikë, përfundon në spital

Para
Tiranë, i riu vetëplagoset me thikë, përfundon në spital

Tiranë, i riu vetëplagoset me thikë, përfundon në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.