12:54 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Dibra, Mati dhe Bulqiza do kenë infrastrukturën më moderne. Skavica nuk do ndërtohet kurrë!

13:10 | 19/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Dibra, Mati dhe Bulqiza do kenë infrastrukturën më moderne. Skavica nuk do ndërtohet kurrë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit në Dibër, ka dhënë premtime të shumta për zhvillimin e zonave verilindore të vendit. Ai u zotua se Dibra, Mati dhe Bulqiza do të kenë infrastrukturën më moderne, duke përfshirë rrugët, ujësjellësit dhe kanalizimet.

Berisha u shpreh se Shqipëria e ardhshme duhet të jetë “Shqipëria Madhështore”, një vend i prodhimit, i shpresës dhe i kthimit të diasporës. Ai theksoi uljen drastike të barrës fiskale për bizneset, përfshirë uljen e tatim-fitimit në 10%, TVSH-në në 15%, si dhe energjinë elektrike me çmime më të ulëta për qytetarë dhe sipërmarrës.

Një tjetër pikë që mori vëmendje ishte deklarata e prerë kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. “Skavica nuk do ndërtohet kurrë,” tha Berisha, duke marrë duartrokitje nga të pranishmit.

Në përfundim, ai iu drejtua diasporës shqiptare me thirrjen për të votuar me dinjitet për ndryshimin, duke theksuar rëndësinë e familjes si themel i shoqërisë dhe duke premtuar mbrojtjen e vlerave tradicionale.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha në Dibër:

Këto të gjitha i bën qeveria për 100 ditë, por përsëri kjo nuk është Shqipëria Madhështore.

Shqipëria Madhështore është Shqipëria e prodhimit.

Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpresës dhe besimit të shqiptarëve, kur nga diaspora të kthehen qindra mijëra prej tyre që u larguan për të ndërtuar ëndrrën në Shqipëri.

Ndaj dhe biznesit do t’ia ulim në mënyrë drastike barrën fiskale.

Vetëm me uljen në 10 përqind të tatim fitimit, rrogat e rrogëtarëve mbi rrogën e ulët rriten me 13 përqind, sepse kjo taksë është 23 përqind.

TVSH do zbresë në 15 përqind.

Energjia për bizneset në 6 lekë, për qytetarët në 7 lekë.

Dibrës i premtoj kompletimin e plotë të infrastrukturës së saj në rrugë, ujësjëllesa, kanalizime.

Dibra, Mati dhe Bulqiza do kenë infrastrukturën më moderne.

Skavica nuk do ndërtohet kurrë.

Të dashur miq, ky vit është një vvit vendimtar për t’u ndarënga kjo e keqe e madhe.

Diaspora shqiptare është e tëra në këmbë. Ka jo një, por shumë përfaqësues të saj në këtë sallë dhe unë i përshëndes shumë përzemërsisht.

I përshëndes vëllezërit, motrat tona kudo që janë. I ftoj të votojnë me dinjitet, të votojnë në privacinë e tyre, të votojnë si qytetarë dinjitozë për të shpëtuar këtë vend nga narkodiktatura, për të rikthyer në Shqipëri shpresën, besimin, të ardhmen tonë.

Miq, Shqipëria Madhështore është Shqipëria e familjes shqiptare madhështore. Ne jemi dhe do mbetemi për shenjtërinë e familjes.

Për ne, familja është djepi i të gjitha vlerave.

Ndaj dhe ne kurrë prindërit nuk do mund t’i quajmë me numra, nënë dhe babë do jetë e sanksionuar në të gjitha ligjet tona.

 

Pas

Premtimi i Sali Berishës: S’ka asnjë çudi! Qeveria e ardhshme do t’u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura brenda 100 ditëve

Para

Premtimi i Sali Berishës: S’ka asnjë çudi! Qeveria e ardhshme do t’u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura brenda 100 ditëve

Para
Berisha: Dibra, Mati dhe Bulqiza do kenë infrastrukturën më moderne. Skavica nuk do ndërtohet kurrë!

Premtimi i Sali Berishës: S’ka asnjë çudi! Qeveria e ardhshme do t’u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura brenda 100 ditëve

 



Të Fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Pjesëmarrja deri në orën 12:00 rreth 22%

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin parlamentin e ri

Gjekmarkaj: Arrestimi i bashkëshortit të deputetes Hoti është kurth, qytetarët të votojnë masivisht

Tjetër rast i fotografimit të votës/ Pas Elbasanit, arrestohet votuesja në Tiranë

PD akuzon Kiduina Zakën për shkelje të heshtjes zgjedhore dhe përdorim të faqes zyrtare të Ministrisë ,kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e SPAK

Tiranë/Fotografoi fletën e votimIt, arrestohet 56-vjeçarja.

Luan Baçi nxirret jashtë qendrës së votimit nga komisionerët, shkeli Kodin Zgjedhor

Meta voton nga burgu: Mediat ishin njoftuar, por sapo mësuan se dola i veshur Kuq e Zi…

Incidente në Vorë/ Noka përplaset me aktivistin e PS: Je horr, do zvarriteni qelive

“Përfaqësues të PD-së kanë braktisur detyrën”/ Kandidatja për qarkun e Fierit: Kanë hyrë brenda qendrave të votimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.