Mustafa Nano ka promovuar sëfundi librin e tij më të fundit “Si e kam njohur…” . Ai sjell në këtë vepër mbresat dhe kujtimet me 40 personazhe publike.
Hashim Thaçi, Edi Rama, Ismail Kadare apo Leka Zogu janë disa nga 40 personazhet që i portretizon gazetari Mustafa Nano në veprën “Si e kam njohur”.
Aty ai flet edhe për vajzën që e bë e famshme, pas shprehjes “Ina, Ina, hiqi brekët”, që i është drejtuar Edi Rama.
“Mbaj mend se Edi Rama u derdhej me tërsëllëmë veteranëve, mbaj mend dhe për ca shënime që kishte kur ishte në një udhëtim në Francë, kur tallej me personazhe politike, dhe për një shprehje Ina Ina hiqi brekët, do të ishte më mirë që reporterët të bëjnë një kërkim se kush është Ina, sesa të shohin se kusha janë ministrant e Edi Ramës”, shprehet Nano.
Me një stil të thjeshte dhe të drejtpërdrejt, Mustafa Nano portretizon personazhet publike, të cilët e kanë bërë të reflektojë për vete dhe fatin e shoqërisë shqiptare
Discussion about this post