04:59 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Blogerja shqiptare rrëfen përballjen me Covid-19: Gjithçka nisi me dhimbje të fortë koke, shija dhe nuhatja nuk mu kthyen për…

10:14 | 23/09/2020
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blogerja shqiptare rrëfen përballjen me Covid-19: Gjithçka nisi me dhimbje të fortë koke, shija dhe nuhatja nuk mu kthyen për…

Nga programi “Rudina”, pasditen e kësaj të hëne, ndau eksperiencën e saj me koronavirusin edhe blogerja Ina Pojani, motra e aktores Megi Pojani, e cila rrëfeu se vetëm nga dhimbjet e forta të kokës dyshoi se mund të ishte infektuar.

Siç rrëfeu Ina, dhimbja e kokës i vazhdoi për disa ditë me radhë dhe kjo gjë e bëri të dyshojë se mund të jetë e infektuar. Ajo qëndroi e izoluar për tri javë e gjysmë dhe më pas iu rikthye jetës normale.

“Nuk e kam të qartë ku e kam marrë apo kur e kam marrë. Nuk ke nga e kupton, ajo të vjen pas 3-4 ditësh e ti mund të kesh takuar shumë njerëz. Por gjithsesi, edhe pjesëtarë të shoqërisë sime e kanë marrë në të njëjtën kohë, ishim të gjithë në të njëjtën fazë. Në fillim mua më ka filluar një dhimbje shumë e fortë koke.

Atë ditë më duhet të shkoja në Elbasan dhe takoj babin, ai më thotë ‘hajde të të puth pak’ dhe nuk pranova, sepse kisha shumë dhimbje koke dhe mendova se mos më ka zënë gjë. Pas 4 ditësh që kisha dhimbje shumë të forta koke, pata temperaturë. Temperaturë kam patur për rreth 6 ditë 37.8. Antibiotikë nuk mora.

U konsultova me mjekun e lagjes, më tha që do të të bëjmë tamponin, përgjigjja e tamponit më erdhi brenda 24 orëve. Mjeku më tha duhet të marrësh antibiotikë, por unë nuk kisha ndonjë simptomë aq të fortë dhe mendova që ditët e para ndoshta nuk po i marr dhe nëse do jetë nevoja, do e marr. Pas 8 ditësh, nuk pata asnjë simptomë. Më humbi nuhatja dhe shija, e cila zgjati diku tek tri javë. Kam qenë e izoluar për 3 javë e gjysmë. Motrat më vinin tek pallati poshtë, hapnin muzikë dhe kërcenin që mua të më ngrihej pak morali”.

Pas

VIDEO/ Stuhi dhe shi i vrullshëm në Durrës, përmbyten rrugët dhe krijohet vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Para

OFL i çon formular “Ben Çamit”, mikut të Shullazit, e mban të fshehtë te deklarata

Para
OFL i çon formular “Ben Çamit”, mikut të Shullazit, e mban të fshehtë te deklarata

OFL i çon formular "Ben Çamit", mikut të Shullazit, e mban të fshehtë te deklarata

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.