Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka qenë e ftuar në studion e “Pasdite me Xhaxhiun:” në Fax News ku ka folur edhe për planin e subjektit që përfaqëson me ardhjen në pushtet.
Zhupa ka folur edhe për procesin e kandidaturave për deputetë dhe kryebashkiakë ku faza e parë e procesit të përzgjedhjes sipas saj përfundon në mes të Korrikut, ndërsa ka sqaruar edhe se si po vijon procesi.
“Ne jemi në konsultime të vazhdueshme me ekspertët gjermanë të CDU-CSU, ndërsa me drejtimin e Lulzim Bashës do të zbatohen të gjitha pikat programore. Ne jemi për taksë të sheshtë dhe zbatimi i saj është provuar edhe më parë nga Partia Demokratike, e cila ka si objektiv kthimin e parave në xhepat e shqiptarëve dhe jo në xhepat e një grushti oligarkësh. Janë sjellë modele nga BE dhe SHBA për demokratizim të partisë, secili mund të jetë nesër kandidat, mund të vetëkandidohet përveçse ta kandidojnë të tjerët. Çon vetëm në atë që është vota kontestuese. Partia atë që nuk do ta heqi nga lista kur 20% e voton kundër. Nuk hiqet nga posti nga PD. Ne jemi në fazën e parë dhe deri më 25 Korrik është faza e parë e kandidaturave që do të propozoi anëtarësia për kandidat për deputet dhe kryetar bashkie”, tha Zhupa.
Në lidhje me të larguarit apo ata që janë përzënë nga PD, Zhupa tha se mirëpritet kontributi e tyre, ndërsa ka sqaruar edhe qëndrimin e këtij subjekti politik për ata që e shikojnë si interes personal dhe jo çështje ideali.
Ndërkohë, për bilancin e këtij organizimi brenda PD-së, Zhupa tha se një kohë tjetër do të bëhet rezyme për të parë në lidhje me gjërat që duhen rregulluar. Ajo theksoi se në PD ka nga të gjitha profesionet përveç ata që janë të përfshirë në botën e krimit.
“Lulzim Basha nuk ka larguar askënd nga Partia Demokratike. Nëse dëshira e dikujt është vetëm lista e kandidatit për deputet kjo tregon interesin e momentit e jo për një ideal. Mendoj se kësaj radhe balanca është bërë shumë mirë, sepse nuk ka më mirë se balanca që vendos anëtarësia, kjo e fundit e ka dy herë në dorë, të të nominojë dhe të të skualifikojë apo jo nga lista. Nuk mund ta zgjidhte këtë asnjë individ. Bashës nuk mund ti thotë njeri pse kjo a pse ajo. Duhet të qëndrojmë sa më neutral në mënyrë të tillë që ata të bëjnë zgjedhjen e tyre të pandikuar, dhe në fund të nxjerrim edhe mësime. Neve sot, mua psh kam një nga degët, sot filluam punën dhe si ditë e parë vijuam mirë. Në fund do të bëjmë një rezyme nëse ka gjëra për t’u përmirësuar.
Mendoj se copy ishte me njerëz që kishin eksperienca të ndryshme që vinin për të kontribuar në PD. Nuk i mungojnë PD intelektualët, pedagogët, shoqëria civile, gazetarët. E mbështesin dhe e mbështesin vazhdimisht, këto kontribute duhet të përkthehen qoftë në parlament qoftë në bashkitë. Ajo që i mungon PD-së është se sot nuk gjen një kriminel, të gjithë të tjerat, profesionet, njerëzit me integritet janë aty. Janë të mirëpritur të gjithë sipas asaj ku e shikojnë veten por edhe aty ku anëtarësia e fton për të kontribuar”, tha demokratja.
E pyetur se çfarë ndjen me fjalimet e listës së Partisë demokratike, që janë sot në parlament, Zhupa tha: Nuk komentoj personalisht asnjë njeri, shumica e tyre jo se dua të shfajësoj PD, përjashtim një dy që kanë mbajtur mandatet, të tjerët që e kanë marrë nuk janë përfaqësues të PD-së por aleatë të PD. Basha i ka vendosur për shkak të kontributit që kanë dhënë në çadër. Ka qenë një gjë në mirëbesim për shkak të aktivitetit që kanë zhvilluar çadër, nuk ndjehemi të përfaqësuar nga njerëz që edhe gjuhën shqipe e kanë problem jo më të përfaqësojnë gjëra të tjera. 2017 ishte një test, testi tjetër ishin zgjedhjet e 30 qershorit. Ata qytetarë që nuk u bënë pjesë e zgjedhjeve moniste, do të thotë se janë 85% e shqiptarëve që i kanë refuzuar. Është puna jonë dhe e ekipit të anëtarësisë dhe programit dhe e kryetarit Basha që këtë 85% ti përkthejmë në votë pro ndaj opozitës së bashkuar në zgjedhjet e ardhshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)