Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka qenë e ftuar në “Ora News”, ku ka folur rreth garës për kreun e PD-së.
Zhupa është shprehur se kritikuesit e Lulzim Bashës duhet të përballeshin me të në garë për kreun e PD-së dhe jo jashtë saj. Ajo gjithashtu shtoi se vetëm duke u bërë pjesë e procesit mund edhe të fitosh garën por jo duke e parë nga televizori.
“Nëse ka njeri që nuk beson se anëtarët më të thjeshtë mund të jenë ata përbashkuesit, ata që e dinë mirë ku u pikon çatia, atëherë nuk mendojnë për bashkim. Bashkimin e përjashtojnë vetë apriori dhe pa parë kushtet. Nëse do të mendonin që njëri nga kandidatët, qoftë këta që janë qoftë dikush tjetër do të kishte një platformë më të mirë se Basha apo Selami, zgjedhja e duhur do të ishte brenda garës. Vetëm brenda garës mund të fitohet gara. Duke e parë garën nga televizori me siguri nuk do ta fitosh garën dhe me siguri do të mbetesh gjithmonë duke e parë garën nga televizori. Gjithësecili që ka një platformë, që ka një ide duhet të ishte bërë pjesë e garës. Por asnjëherë nuk është vonë. Edhe tani kanë mundësi të thonë fjalën e tyre, të lobojnë tek anëtarësia dhe njerëzit e PD që pjesë e ideve të gjithësecilit të bëhen platformat qoftë të Selamit apo Bashës që janë duke zgjeruar ditë për ditë aktivitetin e tyre si kandidatë të PD”, u shpreh Zhupa. (S.SH/Shuplaka)