04:40 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ina Zhupa: Raporti i KLSH nxjerr abuzimin me paranë publike në Akademinë e Shkencave

09:57 | 24/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mori pjesë në betimin e Begajt, Zhupa: E kisha detyrim si deputete. E bindur se do dekretojë fitoren e PD në zgjedhje të parakohshme
Në një postim në Facebook, Ina Zhupa ka shkruar se raporti i KLSH nxjerr abuzimin me paranë publike në Akademinë e Shkencave. Sipas saj ky raport auditimi zbardh arsyen e vërtet të luftës për mandatin e dytë të Gjinushit: vazhdimin e abuzimeve me paratë publike në emër të Akademisë.
Ina Zhupa shkruan:
Ajo që ishte paralajmëruar në komisionin e Edukimit nga unë, duke kërkuar qe nga shtatori 2023 seancë dëgjimore për përdorimin e fondeve publike në Akdeminë e Shkencave u vërtetua nga raporti i fundit i KLSH. Unë do vazhdoj ta kërkoj në emër të funksioneve që ka ai komision, si organi që miraton buxhetin dhe i jep paratë publike Akademisë.
Skënder Gjinushi kopsiti një ligj me ndihmësit e tij Koçi-Beqiraj për të garantuar vazhdimin e abuzimeve, injorimin e asamblesë dhe akademikevë dhe zhdukjen e fondeve pa asnjë dokument.
Vetëm një pseudo studim për covidin, janë gjetur abuzim 240 milion lek. Por sa e sa pseudo studime të tjera dhe abuzime të tjera janë berë?! Gjinushi pa asnjë botim shkencor vetë, është afërmendsh që Akademinë nuk e donte për shkencë por për fondet publike që menaxhon.
KLSH nuk arriti të zbulonte dokumenta justifikues për shërbime dhe dieta brenda e jashtë vendit, pasi praktikat nuk ishin shoqëruar me program aktivitetesht, ishin pa data, pa numra protokolli dhe pa përcaktimin e kostove.
Për çështjen e madhe të shkrirjes së albanologjisë vetëm për të marr më shumë para Gjinushi nga shteti, KLSH konstanton se: Gjinushi nuk ka hartuar asnjë relacion mbi riorganizimin e këtyre instituteve dhe nuk gjendet asnjë dokument që të provojë se kreu i Akademisë së Shkencave të ketë marrë opinionin ose aprovimin e anëtarëve të tjerë të asamblesë. Këto gjetje që lidhen me injorimin e vendimarrje e kolegjiale, i ka ngritur me dhjetra raste akademiku Artan Fuga, brenda dhe jashtë Akademisë, por veglat e korrupsionit vështirë se do i pranonin se ju priteshin krahët.
KLSH shprehet se: Akademia e Shkencave, nën drejtimin e Gjinushit, nuk ka vendosur në dispozicion të audituesve shtetërorë asnjë dokumentacion mbi mënyrën se si është hartuar projekt-buxheti i institucionit, si edhe nuk gjenden të dhëna për aktivitetit, përfshirë edhe shpenzimet financiare, të tre komisioneve të ngritura pranë atij institucioni.
Pikërisht këto gjetje ulëritëse në një institucion që duhet ishte djepi i urtësisë, shkencës, kontributit për vendin, tregojnë se ku është katandisur Akademia e Shkencave nën drejtimin e Gjinushit. Ato para publike jepen për akademikët e nderuar, për shkencëtar e rinj, për studime themelore për vendin dhe jo për “rrush e kumbulla” dieta e udhëtime të kryetarit dhe adjutantëve të tij.
Ky raport do jetë baza për hetime të thelluara nga ana e drejtësisë shqiptare, sepse nuk mund të lejohen oaze korrupsioni dhe abuzimi në ëmer të shkencës që nuk bëhet.
Pas

Sulmohet shkolla profesionale në Gaza që përdorej për shpërndarjen e ndihmave, 8 të vdekur. Izraeli: Objektiv, Hamasi

Para

Good Morning America promovon Shqipërinë: Disa nga plazhet më mahnitëse në botë

Para
Good Morning America promovon Shqipërinë: Disa nga plazhet më mahnitëse në botë

Good Morning America promovon Shqipërinë: Disa nga plazhet më mahnitëse në botë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.