20:51 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ina Zhupa: Sindroma Rama me integrimin ose ndryshe kur nuk kupton dhe as nuk dëgjon ata që kuptojnë

15:34 | 09/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ina Zhupa: Sindroma Rama me integrimin ose ndryshe kur nuk kupton dhe as nuk dëgjon ata që kuptojnë

Demokratja Ina Zhupa ka sulmuar kryeministrin Rama në lidhje me shkrirjen e ministrisë së integrimit. Ajo thotë se kryeministri nuk ka kuptuar se në lidhje me  shkrirjen  e ministrisë së integrimit nuk është shqetësuese mungesa e një emërtimi.

Sipas saj krijimi i Ministrisë së Europës dhe Punëve të jashtme është një sajesë që nuk e zgjidh problemin por vetëm e shton atë.

Ndër të tjera Zhupa thotë se Rama ngatërron prioritetet shtetërore me direktivat dhe partneritetet e politikës së jashtme.

“Kryeministri nuk ka kuptuar mesa duket që shkrirja e ministrisë së integrimit nuk është mungesa e një emërtimi që na shqetëson. Dhe nxjerr sajesën Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme duke menduar se e zgjidhi problemin. Në fakt duke i shtuar Europën, më shumë shkakton probleme duke ngatërruar shtyllat e politikës së jashtme sesa zgjidh çështjen e integrimit.

Rama ngatërron prioritetet shtetërore me direktivat dhe partneritetet e politikës së jashtme. Sa për dijeni të Ramës ministria e punëve të jashtme ka si Europën, si çdo kontinentet tjetër brenda strukturës së saj së marrëdhënieve”, shkruan ndër të tjera ajo.

REAGIMI I PLOTË:

Sindroma Rama me integrimin ose ndryshe kur nuk kupton dhe as nuk dëgjon ata që kuptojnë.

Kryeministri nuk ka kuptuar mesa duket që shkrirja e ministrisë së integrimit nuk është mungesa e një emërtimi që na shqetëson. Dhe nxjerr sajesën Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme duke menduar se e zgjidhi problemin. Në fakt duke i shtuar Europën, më shumë shkakton probleme duke ngatërruar shtyllat e politikës së jashtme sesa zgjidh çështjen e integrimit.

Rama ngatërron prioritetet shtetërore me direktivat dhe partneritetet e politikës së jashtme. Sa për dijeni të Ramës ministria e punëve të jashtme ka si Europën, si çdo kontinentet tjetër brenda strukturës së saj së marrëdhënieve.

Ndërkohë shkrirja e ministrisë së integrimit

  1. Është mungesa e një vizioni që tashmë nuk renditet në prioritetet qeveritare. Çdo qeveri e vendeve që janë sot me statusin e vendit kandidat kanë shprehur këtë prioritet qeveritar në nivel ministror si Turqia, Serbia, Mali i Zi dhe në nivel zv.kryeministri si Maqedonia. E vetmja Shqipëria që në mes të procesit merr vendimin ta shkrij ministrinë, dhe ta kaloj në nivel zv.ministri duke treguar qartë kalimin në dorë të dytë të këtij prioriteti.
  2. Është mungesa e një autoriteti të lartë (si niveli i ministrit) që merr përsipër procesin, përfaqësimin, dhe koordinimin me ministritë e tjera një nevojë kjo e domosdoshme për integrimit. Vetë Rama në 24 korrik 2013 kur prezantonte qeverinë e tij të re do të thoshte: “Ministria e integrimit do të marr një rol të ri, një fuqi të re në kushtet kur bëhet ë domosdoshme që ti japim fund një periudhe të gjatë kaosi dhe moskordinimi mes ministrive dhe agjencive të tjera në funksion të kryerjes së gjitha detyrave që shkojnë duke u shtuar në axhendën tonë të integrimit “. Kushdo që e njeh procesit e di që koordinimi është një nga detyrat më të vështira për ta çuar procesin përpara. Ta ulësh në nivel zv.ministri do thotë ta ngadalësosh dhe mos jesh i interesuar në ecjen përpara të axhendës së integrimit.
  3. Është hedhja poshtë e fondeve dhe trajnimeve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion që ditën e parë të krijimit të kësaj ministrie. Janë 110 persona që punojnë në strukturën e këtij institucioni me detyra të rëndësishme për çuarjen përpara të kritereve teknike të procesit. Një ekspertizë që i shërben procesit do të shkrihet dhe do të copëtohet duke e shkatërruar ingranazhet e një njësie që po funksiononte.

Ndoshta nëse i kupton këto, është në kohë që në vend që të ndryshoj emrin e ministrisë së jashtme, të ndryshoj mendje dhe të lërë ministrinë e integrimit në funksion. (B.H/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Ina Zhupa
Pas

Të gjithë me vrap pas Eglantina Gjermenit, deputetët të papërgatitur për kapriçot e motit (FOTO)

Para

Gramoz Ruçi kryetar Kuvendi, ish-të përndjekurit protestë në burgun e Spaçit (FOTO)

Para
Gramoz Ruçi kryetar Kuvendi, ish-të përndjekurit protestë në burgun e Spaçit (FOTO)

Gramoz Ruçi kryetar Kuvendi, ish-të përndjekurit protestë në burgun e Spaçit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

Gjykata franceze anulon urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad

Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Rikthejmë hapësirat për pushuesit, garantojmë akses të barabartë dhe kushte dinjitoze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.