05:48 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ina Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë!

11:52 | 22/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ina Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë!

Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa ka reaguar përsëri në lidhje me planin e Ramës për mbylljen e Tik Tok.

Zhupa argumenton se kjo vrasje po shfrytëzohet për të kryer “vrasjen” e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale. “Asnjëri, as viktima, as autori nuk kishin llogari në Tik Tok. Sherri as nuk nisi as nuk u konsumua në Tik tok”.. “ Por sikur rasti konkret të ishte nga përdorimi i Tik Tok përsëri detyrimi do ishte i masave propocionale” shkruan Zhupa

Sipas kryetares së komisionit të medias Zhupa: “Ajo që fshihet realisht është paramendimi i hershëm i kësaj vrasje, për arsye elektorale, e cila ishte menduar se do të kryej nga Komisioni për Dizinformimit, si masë nga “lufta e armiqve të huaj”…. Shkatërrimi i besueshmërisë së atij komisioni nga forca e kundërshtimit të opozitës, dyshimet e shoqërisë civile dhe vëzhgimi i ndërkombëtarëve dukej se ja dështoi planin fillestar”

“Të rinjtë, janë përdoruesit kryesor të TikTok dhe ata që mund të ndryshojnë rezultatin elektoral të zgjedhjeve të ardhshme, duke mos lejuar të “hanë sapunin për djath” nga lavazhi i trurit i propagandës në mediat tradicionale” shkruan Zhupa teksa bën thirrje që të reagojnë dhe mos falin liritë.

Reagimi i plotë

Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë!

Rama, “vrasësi” i lirisë së medias, që kërkon të fsheh gjurmët pas një vrasje. Shfrytëzues i një vrasje, jo për të marr përgjegjësi për dështimin e arsimit, por për të kryer “vrasjen” e vet që kishte kohë që e mendonte.

Asnjëri, as viktima, as autori nuk kishin llogari në Tik Tok. Sherri as nuk nisi as nuk u konsumua në Tik tok. Por sikur rasti konkret të ishte nga përdorimi i Tik Tok përsëri detyrimi do ishte i masave propocionale.

Çdo masë kufizuese duhet të jetë proporcionale me qëllimin që synon të arrijë. Një ndalim total i TikTok-ut është masë represive ndaj lirisë së shprehjes, sidomos nëse problemet mund të adresohen me masa si edukimi digjital, vendosja e filtrave të sigurisë ose rregullimi i përmbajtjes.

Koha e këtij vendimi është tregues qartë se interesi elektoral është motivi i vërtet i kërkesës antikushtetuese për mbylljen e një media sociale, platforme komunikimi si Tik Tok.

Ajo që fshihet realisht është paramendimi i hershëm i kësaj vrasje, për arsye elektorale, e cila ishte menduar se do të kryej nga Komisioni për Dizinformimit, si masë nga “lufta e armiqve të huaj”

Rama, nisi komisionin e dizinformimit pikërisht me qëllimin që nga puna e tij do dilte nevoja për të mbyllur Tik tok, e cdo medium që nuk i pëlqente për kohën e fushatës elektorale. Shkatërrimi i besueshmërisë së atij komisioni nga forca e kundërshtimit të opozitës, dyshimet e shoqërisë civile dhe vëzhgimi i ndërkombëtarëve dukej se ja dështoi planin fillestar. Ai komision e ka marr damkën ndaj duhej një formë tjetër për të arritur qëllimin e paracaktuar në kohën e shpejtë të fushatës.

Koha erdhi, komisioni skishte avancuar, shfrytëzimi i vrasje ishte mundësia që pa Rama për të arritur vrasjen e paramenduar të lirisë së shprehjes në Tik Tok.

Tik Tok është një platformë që përdoret efektivisht nga aktivistët dhe nga opozita për të mobilizuar qytetarët, për të ndarë denoncime dhe për të nxitur transparencën. Sepse është një rrjet për të cilin qeveria ende nuk ka krijuar një model “ndryshimi” të shikueshmërisë sipas mekanizmave të saj, report, shadowban dhe “Aktivisti”.

Të rinjtë, janë përdoruesit kryesor të TikTok dhe ata që mund të ndryshojnë rezultatin elektoral të zgjedhjeve të ardhshme, duke mos lejuar të “hanë sapunin për djath” nga lavazhi i trurit i propagandës në mediat tradicionale.

Këto janë arsyet e vërteta që fsheh vrasja e paramenduar e Tik Tok, të cilën ne nuk mund ta lejojmë.

Sot Tik Tok, nesër çdo hapësirë lirie dhe shprehje. Nuk e falim lirinë!

Pas

Poliçan/ Arrestohet Armand Laze, kultivonte dhe prodhonte kanabis

Para

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: “Më i miri për festat; Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës”

Para
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: “Më i miri për festat; Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës”

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: “Më i miri për festat; Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.