Pas inaugurimit për nisjen e punimeve në Bulevardin e Ri të Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha sjell një pikëpamje tjetër të situatës.
Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj vendosën sot dy pllakat e para të Bulevardit të Ri, por sipas deputetit punimet e këtij bulevardi janë inauguruar që në shtator të 2013-ës nga Lulzim Basha, në kohën kur ky i fundit ishte kryetar bashkie.
Ja çfarë shkruan Berisha:
“A kane fytyre keta njerez?! Shihni videon me poshte dhe gjykojeni vet!
Edvin Kristaq Rama dhe Erjon Veliaj u shfaqen sot ne ekran per te inauguruar nisjen e punimeve te bulevardit te ri te Tiranes. Ne fakt punimet e ketij bulevardi jane inauguruar qe ne shtator te vitit 2013 nga Lulzim Basha, por vetem pak kohe me pas, qeveria e drejtuar nga Edi Rama vendosi bllokimin e tij, duke derguar policine ndertimore.
Sot Rama dhe Veliaj inauguruan pra nje ndertim qe eshte inauguruar nje here. A kane fytyre keta njerez?!”. (D.D/Shuplaka)