Ministri i Mireqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dhe deputeti Ervin Bushati do përfaqësojnë Partinë Socialiste në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të ri tël SHBA-ve, Donald Trump.
Klosi dhe Bushati do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të kreut të ri të shtetit amerikan, dhe në të gjitha ceremonitë pasuese protokallare të inagurimit të presidentit të ri amerikan.
Inaugurimi i Donald Trump si Presidenti i 45-të i SHBA-së do të bëhet më 20 janar.
Ceremonitë kryesore nisi në mëngjes herët në Shtëpinë e Bardhë dhe përfundojnë në qytetin e Uashington.
Disa prej inaugurimeve të Presidentëve janë mbajtur brenda Shtëpisë së Bardhë por sipas traditës moderne amerikane ato mbahen jashtë sipas legjislaturës amerikane.
Sa i përket opozitës, të ftuar janë Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu. (A.R/SHUPLAKA)
Blendi Klosi:
Ervin Bushati: