11:55 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Inaugurimi i Donald Trump, këta janë politikanët shqiptarë që do marrin pjesë në ceremoninë e sotme (Axhenda)

15:34 | 20/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
SOT INAUGURIMI/ Sa do ndikojë presidenca e Donald Trump në Shqipëri, te Rama, Lu dhe zgjedhjet? Flet Krasniqi, Lela dhe Qafoku

20 janari është ditë e shënuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi pikërisht sot do të mbahet ceremonia e betimit të presidentit të ri amerikan Donald Trump.

Komiteti i Planifikimit të Inaugurimit të presidentit të ri ka deklaruar zyrtarisht se në ceremoni, pritet të mblidhet një turmë prej tre milionë njerëzish, por sipas gazetës “Times” nuk do të marrin pjesë më shumë se 800 mijë deri në 900 mijë njerëz.

Në ceremoninë më të rëndësishme të vitit nuk do marrin pjesë vetëm amerikanë, por zyrtarë të lartë nga e gjithë bota, midis tyre edhe shqiptarë.

Por cilët janë politikanët shqiptarë të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e betimit të Trump?

Kryetari i Kuvendit

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, është zyrtari më i lartë shqiptar që do marrë pjesë  në ceremoni.

Meta është nisur për Uashington që pasditen e 17 janarit, por mënyra se si e ka siguruar ftesën kryeparlamentari, ka qenë çështje debati gjatë këtyre ditëve në media.

Sipas rrjetit investigativ Birn, Lëvizja Socialiste për Integrim ka punësuar kompaninë e lobimit McKeon Group, duke pasur si synim një ftesë për liderin e saj, Ilir Meta në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump.

Birn pretendon se Meta dhe LSI do t’i paguajnë 15 mijë USD në muaj kompanisë amerikane për një periudhë 6 mujore.

Një gjë e tillë është pohuar edhe nga ish-kongresmeni amerikan Buck Mckeon në një prononcim për gazetën “The Hill”.

Megjithatë, i ftuar në emisionin “Studio e hapur”, kreu i Kuvendit i ka hedhur poshtë këto akuza, duke u shprehur: “Nuk dëshiroj të merrem me mediat e Sorosit ose pranë Sorosit.”

metaaa
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Ndihmës Sekretari për çështjet ndërkombëtare të Departamentit Amerikan të Sigurisë Alan Bersin

Kryetari i Partisë Demokratike

Midis të ftuarve në ceremoninë e inaugurimit të Trump, bën pjesë edhe kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Nuk dihet nëse ka qenë rastësi e fatit apo diçka e planifikuar, por Basha është nisur për Uashington në të njëjtin avion me Metën.

Gjatë qëndrimit të tij, kryetari i PD-së ka përfituar nga rasti që të takohet me zyrtarë të rëndësishëm amerikanë.

Ai ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook me senatorin e njohur Ted Cruz, të cilin e quan si mishërimin e ëndrrës amerikane.

Ashtu si kryeparlamentari Meta, gjatë këtyre ditëve edhe Basha është akuzuar se ka paguar para për të siguruar biletën për në ceremoni.

Sipas televizionit Top Channel, jo vetëm Basha dhe Meta, por asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar zyrtarisht që të marrë pjesë ne ceremoni.

Ky televizion bazohet në një dokument sipas të cilit, kanë dalë në treg bileta për ceremoninë e inaugurimit që shiten deri në 500 dollarë nga stafi i presidentit Donald Trump.

Megjithatë Basha, ashtu sikurse kryeparlamentari i ka mohuar këto akuza duke thënë se ka një ndryshim të madh midis biletës dhe ftesës.

“Pra, ftesat janë ftesa, nuk janë bileta, janë të papaguara, janë të dërguara dhe jo të kërkuara”, tha sot kreu i opozitës në një intervistë për Zërin e Amerikës.

lulzim-basha-dhe-ted-cruz
Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe senatori amerikan Ted Cruz 

Këshilltari i Presidentit për Mbrojtjen, Gjeneral Piro Ahmetaj

Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan Donald Trump, do të marrë pjesë edhe një Këshilltari i Presidentit për Mbrojtjen, Gjeneral Piro Ahmetaj.

Sipas këshilltarit të presidentit, ftesa për inaugurimin e Trump është personale.

“Ftesa për pjesëmarrje është personale, gjithsesi është e dedikuar për shkak të bashkëpunimit, kontributit dhe performancës në ushtrimin e detyrave të ndryshme zyrtare. Nga ana tjetër, duhet thënë po ashtu se nuk është “as llotari, as telebingo…“, por “privilegj në aspektin njerëzor, vlerësim në udhëtimin profesional dhe përgjegjshmëri për adresimin e lidhjeve që kam/janë krijuar për shkak të ushtrimit të funksioneve, në interes të forcimit të partneritetit strategjik midis dy vendeve”, deklaroi Ahmetaj para katër ditësh.

piro_ahmetaj
Këshilltari i Presidentit për Mbrojtjen Piro Ahmetaj

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë dhe Deputeti i Partisë Socialiste

Më 11 janar mediat raportuan se në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump, do të merrnin pjesë edhe dy përfaqësues të qeverisë shqiptare. Njëri prej tyre ishte edhe ministri Blendi Klosi.

Deputeti Ervin Bushati është politikani tjetër, i cili gjatë këtyre ditëve është përfolur se do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump.

Pavarësisht se deri para një dite nuk ishte bërë ndonjë njoftim zyrtar nga ana e ministrave, mediat shkruanin se Bushati dhe Klosi ishin nisur për Uashington.

I pari që e theu heshtjen ishte deputeti Bushati, i cili përmes një statusi në Facebook publikoi një foto përkrah ministrit shqiptar dhe Drejtorin amerikan për çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore, Matthew Palmer.

“Bashkë me ministrin Blendi Klosi, sapo përmbyllëm një takim mjaft të përzemërt në Departamentin e Shtetit me Matthew Palmer, Drejtor për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore. 
Dikustuam Reformën në Drejtësi, si kurora e reformave të shumta ndërmarrë nga qeveria shqiptare në këto 3 vite.Falenderime mikut tone strategjik!”, shkroi deputeti krahas fotos.

klosi-dhe-bushati
Mathew Palmer, Blendi Klosi dhe Ervin Bushati

Kryetari i Partisë Republikane

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është një tjetër politikan i cili do të jetë i pranishëm në ceremoninë e sotme të inaugurimit të Trump.

Edhe Mediu njëlloj si të tjerët ka mbërritur në Uashington disa ditë përpara ceremonisë.

Ai gjithashtu i ka mohuar lajmet se ftesën e ka siguruar përmes një pagese, duke thënë që nuk ka paguar asnjë qindarkë, pasi ftesa i ka ardhur nga Kongresi amerikan.

Njëlloj si të tjerët, edhe Mediu ka përfituar nga ditët e qëndrimit të tij në Uashington për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë, me të cilët ka publikuar edhe foto në rrjetët sociale. Një ndër ta është edhe senatori Ted Cruz, të cilin e takoi nën shoqërinë e kreut të opozitës Lulzim Basha.

fatmir-mediu
Fatmir Mediu dhe Ted Cruz

Deputeti Eduart Ndocaj

Deputeti i mazhorancës në qarkun e Lezhës Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe edhe si “kaubojsi” është i pari ndër politikanët shqiptarë që ka konfirmuar prezencën e tij në ceremoninë e inaugurimit të Trump.

Ndërkohë që gjithë politikanët e përmendur më lart e kanë konfirmuar prezencën e tyre vetëm gjatë këtyre dy javëve të fundit, Ndocaj e ka bërë një gjë të tillë që në nëntor të 2016-ës.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, Ndocaj pranoi publikisht se ishte ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan, që doli fitues në zgjedhjet e 8 nëntorit.

Sakaq, vetëm pak orë më parë, Ndocaj ka publikuar një video në Facebook, ku shihet duke ecur rrugëve të Uashingtonit.

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA

Përveç këtyre që përmendëm, e padiskutueshme është edhe pjesëmarrja e ambasadores shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber.

Faber ka marrë pjesë gjithashtu edhe në darkën e 18 janarit të Donald Trump-it, e quajtur “darka globale e trupit diplomatik”, ku marrin pjesë diplomatë nga e gjithë bota të akredituar atje.

floreta-trump
Ambasadorja Floreta Luli-Faber dhe Presidenti Donald Trump

I vetmi që duket se mungon në këtë listë është vetëm Kryeministri i vendit Edi Rama. A ka kjo lidhje me faktin se Rama është shprehur kundër Trump-it para se ai të shpallej fitues i zgjedhjeve të 8 nëntorit, kjo nuk dihet. E vetmja gjë e sigurtë këtu është se Rama padyshim që nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni.

Se kush do përfaqësojë shqiptarët në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të SHBA-së e thamë, tani lind pyetja: Po këta çfarë do bëjnë atje? Me pak fjalë, çfarë do ndodhë në ceremoninë e sotme?

CEREMONIA E INAUGURIMIT

Ceremonia e betimit të presidentit të ri të SHBA-së Donald Trump do të fillojë më 11:30 të paradites së sotme sipas orës lokale (ose në 17:30 tek ne), ku ai do të marrë zyrtarisht postin dhe do të mbajë fjalimin e parë si president përpara popullit amerikan.

Ceremonia e betimit do të ndiqet nga parada e inaugurimit e cila do të fillojë më 15:00 sipas orës lokale (ose 21:30 tek ne). Parada do të nisë nga Pennsylvania Avenue dhe do të vazhdojë rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump, zv. Presidenti Mice Pence dhe gratë e tyre do të marrin pjesë në tre ballo zyrtare mbi inaugurimin. Dy ballo do të zhvillohen në Qendrën e Konventës së Uashingtonit Walter.E  dhe janë me biletë.

E treta është balloja e Shërbimeve të Armatosura te ndërtesa e Muzeut Kombëtar, ku vetëm personat e ftuar mund të marrin pjesë.

Në ceremoninë e betimit të presidentit, do të performojnë live Jackie Evancho dhe Rockettes.

Ceremonia e betimit do të shfaqet online në youtube, Facebook dhe Twitter. Ndryshe nga koncerti i Obamës që ishte i disponueshëm vetëm në HBO , ceremoninë e Trump do keni mundësinë ta shikoni live edhe online.

HISTORIA E 20-JANARIT

Presidentët janë inauguruar më 20 janar që pasi Franklin D. Roosevelt mori betimin në vitin 1937, duke e lëvizur këtë nga data e 4 marsit që ishte më përpara.

Betimi është vetëm një nga aktivitetet e ditës.

Tradicionalisht, presidentët e fillojnë ditën me një shërbim të adhurimit në mëngjes.

Pastaj presidenti dhe presidenti i zgjedhur tradicionalisht udhëtojnë së bashku në përurim.

Zëvendëspresidenti, në këtë rast Guvernatori i Indiana-s, Mike Pence, do të jetë i pari që do të bëjë betimin para. Pas tij do të vijë  radha e Trump.

Por presidenti në ikje çfarë do të bëjë gjatë ditës së sotme?

Obama do të ketë pesë gjëra për të bërë në ditën para dorëzimit të detyrës.

1- Falja e çështjeve. Një prej faljeve më të diskutueshme është lëshuar nga presidenti Gerald Ford ndaj paraardhësit e Richard Nixon, i cili sapo kishte dhënë dorëheqjen pas skandalit të Watergate.

2- Të mirëpresë presidentin e ardhshëm. Presidenti George dhe Laura Bush e pritën çiftin Obama për kafe në Shtëpinë e Bardhë para ceremonisë.

3- Të lërë një shënim për presidentin e ri. Presidenti Bush la një shënim për Obamën, ku e uroi liderin për “kapitullin e shkëlqyer “, që ai ishte gati për të filluar.

4- Të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit. Obama do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit dhe të përurimit të Trump, më pas do të përcillet nga selia e kongresit prej pasardhësve të tij, Donald dhe Melania Trump.

5- Me helikopter larg Uashingtonit. Kjo ka ndodhur në çdo ceremoni që nga Gerald Ford, në vitin 1977. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Barack Onamabetimiblendi klosiceremoniadonald trumpervin bushatiFatmir Mediuilir metainaugurimilulzim bashapolitikaneshqiptare
Pas

George Soros për Donald Trump: Jam i bindur se do dështojë, jo për shkak se njerëz si unë do donin por idetë e tij janë kontradiktore

Para

Fiori Dardha: Hipokritë që të vrasin natën e të qajnë ditën! ”Uh duhet te ketë ndonjë ‘sponsor’ se u bë njeri kjo”, e gjithë kjo situatë ta shpif!

Para
Fiori Dardha: Hipokritë që të vrasin natën e të qajnë ditën! ”Uh duhet te ketë ndonjë ‘sponsor’ se u bë njeri kjo”, e gjithë kjo situatë ta shpif!

Fiori Dardha: Hipokritë që të vrasin natën e të qajnë ditën! ''Uh duhet te ketë ndonjë 'sponsor' se u bë njeri kjo", e gjithë kjo situatë ta shpif!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kombëtarja para Serbisë, Strakosha dhe Hoxha të ndarë! Portieri: E rëndësishme, por jo vendimtare! Sulmuesi: Vendos për Botërorin

“Hospitality Albania”, Rama: Rijetësim i rezidencave qeveritare në Vlorë e Velipojë në destinacione turizmi elitar

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vlerëson miratimin nga Parlamenti Evropian të raportit për Shqipërinë: Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit, si vendi pararojë mes vendeve kandidate

Granatë, kapsolla e fishekë/ Divjakë, vihet në pranga 70-vjeçari

Mbyllja e TikTok/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim në seancë publike, por rrëzon kërkesën për pezullimin e vendimit

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Seanca në GJKKO për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, prokurorja e SPAK: Dritan Rexhepi dyshohet i përfshirë në trafikun e drogës

Berisha me delegacionin e PD takon eurodeputetin Kols: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira

Autori qëlloi adoleshentin me pistoletë-stilolaps dhe hodhi armën në Laprakë, detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit

Fabrika e veshjeve me marka luksoze të falsifikuara! Arrestohet edhe djali i ish-kandidatit për deputet të PD-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.