03:41 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Inaugurimi i Sheshit “Skënderbej”, Berisha: S’e bëri as Enver Hoxha

17:27 | 10/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Inaugurimi i Sheshit “Skënderbej”, Berisha: S’e bëri as Enver Hoxha

Sonte është inaugurimi i Sheshit “Skënderbej” i cili pas një viti punimesh më në fund është i hapur për të gjithë qytetarët e Tiranës, mirëpo ish-kryeministri Sali Berisha mendon se kryeqyteti po shëmtohet me këtë vepër.

Sipas Berishës, ky restaurim nuk ka lidhje me kryeqytetin, madje shton se s’e bëri as diktatori Enver Hoxha që ishte me origjinë nga një qytet i gurtë.

REAGIMI I BERISHËS:

Sheshi i shemtires, injorances dhe babezise!

Te dashur miq, sot, ne nje rast unik ne historine e kohes, aty ku eshte sheshi Skenderbej, u krijua ne Tirane, si frut i injorances te skajshme dhe babezise se papermbajtur, sheshi i rrasave te gurit me nje madhesi te frikshme, i cili ngjet si nje mega transplant i hedhur ne nje mjedis, me te cilin duke filluar nga maja e Dajtit, teresisht e gjelberuar, vazhduar ne qytet ku guri pothuaj nuk ekziston, dhe deri ne kuroren e bukur tekodrave valezuese te Tiranes, te gjelberuara dhe ato gjer ne majat e tyre, nuk e lidh asgje.

Mballosja e nje sheshi te ketyre permasave me rrasa guri ne qender te kryeqytetit, pra ne epiqendren e vendit, deshmon injorancen me te thelle se vete padija e autoreve te ketij perçudnimi. Kjo provon gjithashtu se Edi dhe Lal Plehu nuk kane njohurite me elementare ne arkitekture dhe urbanistike, se jane pak me thene kretine te kohes se gurit ne njohurite e tyre per gurin, vetite e tij fizike, fuqine e tij absorbuese dhe reflektuese te rrezeve si dhe energjise ne teresi, paraqitjen e tij estetike ne gershetim, ne perthyerje, ne proporcion apo dhe ne transplant masiv.

Sheshi sot, me shume se çdo gje tjeter te kujton nje cope shkretetire te transplantuar ne qender te Tiranes, ose, per te mos shkuar larg ne kontinentet me shkretetira dhe per t’u ndalur ne Shqiperi, sheshi ngjet me faqen e rrjepur e te shemtuar te malit te shkaktuar nga gurorja e Dajtit apo te ndonje gurore te maleve te Krujes vendosur ne mes te Tiranes, dhe shemton jo me pak qytetin se sa shemtojne guroret faqet e malit te rrjepura prej tyre.

Por sheshi nuk eshte vetem nje shemtire ne kompleksin urbanistiko – arqitekturor te qendres se qytetit te Tiranes. Ai tani eshte dhe nje krim i rende mjedisor me ndikim te fuqishem negativ ne mikroklimen dhe mjedisin e qytetit. Shirat do te kthjene ate ne pellg per bretkoca, ngricat ne vend per thyerje qafe per qytetaret, ndersa veres ai do te kalle nga zhegu kalimtaret dhe banesat perreth.

Ky krim behet edhe me i rende kur mendon se çdo gje ne krijimin e ketij transplanti te shemtuar ne zemer te Tiranes eshte diktuar jo vetem nga injoranca e plote por dhe babezia e madhe e Edvin Kristaq Rames dhe Lal plehut.

Turp, nje mije here turp per dhunimin, shemtimin qe i bete kryeqendres se Shqiperise. Kete nuk ja beri as Enveri qe vinte nga qyteti i gurte! (D.D/Shuplaka)

 

Pas

Rrëfehet Linda Rama:Jam kthyer në gjykatësen më të rreptë të burrit tim

Para

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Vetëm koka e marrshit ka për t’i ngelur në dorë (VIDEO)

Para
Monika Kryemadhi për negociatat: “Me marrëveshje më në fund”, zbulon datën e zgjedhjeve?

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Vetëm koka e marrshit ka për t’i ngelur në dorë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.