Godina e kinemasë së Gjirokastrës tashmë do të ofrojë edhe standartet për një qender rinore multifunksionale.
Ditën e sotme është inaguruar perfundimi i rikonstruksionit te plotë të godinës në mjediset e së cilës do të funksionojë edhe qendra rinore që do tu sherbejë 10 mijë te rinjve.
Rikonstruksioni i qendrës rinore multifunksionale Gjirokastër, i mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë si pjesë e thirrjes për projekt-propozime rinore, është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rinisë lokale. Qendra rinore multifunksionale Gjirokastër përfshin një sërë mjedisesh me standarte moderne për zhvillimin e aktiviteteve rinore si edhe një kinema për mbi 10 mijë të rinjtë e këtij qyteti, duke sjellë artin pranë qytetarëve.