01:32 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit, avokati: Është shfrytëzuar çdo mundësi për reduktim të dënimit, kanë edhe lehtësira të tjera

"Cila është ideja që krijohet nga Gjykata me këto vendime?"-ngre pyetjen avokati

21:35 | 06/10/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Inceneratori i Elbasanit, avokati: Është shfrytëzuar çdo mundësi për reduktim të dënimit, kanë edhe lehtësira të tjera

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi të enjten akuzat e shpërdorimit të detyrës për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm, Alqi Bllako lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Koka u shpall fajtor për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua me 5 vjet e tetë muaj burgim, ndërsa Bllako u shpall i pafajshëm. Prokuroria e akuzonte Bllakon për shpërdorim detyre dhe kërkoi më parë dënimin e tij me 2 vjet e tetë muaj burg.

Gjykata dënoi gjithashtu me nga 6 vjet e 8 muaj burg të akuzuarit si organizatorë të skemës korruptive, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ndërsa pronarja e kompanisë koncesionare, Albtek Energy, Stela Gugallja u dënua me 4 vjet e tetë muaj burgim.

I ftuar në FaxNews për të diskutuar rreth vendimeve të Gjykatës ka qenë avokati Marsid Gupi.

Për gazetaren Rovena Neziri, avokati thotë se është shfrytëzuar çdo mundësi për të pasur reduktim të dënimit, ku i referohet këtu marrëveshjes për gjykim të shkurtuar. Sipas Gupit, dënimet janë të ulëta dhe merr si shembull dënimet që kanë personat të cilët kapen me 20 gramë kokainë dhe dënohem me 5 vite, ndërsa zyrtarë të lartë që i kanë shkaktuar shtetit dëme të konsiderueshme nga ana ekonomike marrin një dënim deri në 6 vite.

Avokati paralajmëron që mund të ketë edhe lehtësira të tjera, përderisa ia lejon Kodi i Procedurës Penale, siç është thotë ai ekzekutimi i ¾ të dënimit për shkaqe shëndetësore ose sjellje të mirë.

Dënimi thotë ai, duhet të garantojë që një vepër të mos bëhet, sakaq në raste të tilla u garanton shkelësve mbrojtjen.

Gupi shprehet dhe për SPAK, ku ngre dy pyetje të rëndësishme, e para ka të bëjë me mos-arrestimin e asnjë zyrtari të lartë gjatë kohës në detyrë dhe e dyta lidhet me operacionet e fundit, për të cilat thotë se provat dhe arrestimet bëhen nga shtete të tjera. Kjo tregon sipas tij, një vonesë dhe të drejtësisë, pavarësisht progresit që ka bërë.

Marsid Gupi: Është shfrytëzuar mirë çdo lloj mundësie proceduriale për të pasur një reduktim të dënimit, siç ishte marrëveshja për gjykim të shkurtuar. Mjaftojnë provat e mbledhura nga SPAK dhe ulet 1/3 e dënimit. Është një dispozitë që u ofrohet të gjithë të pandehurve në çdo lloj procesi. Vihet re që dënimet janë të ulëta dhe për një sërë veprash penale kanë dalë të pafajshëm, siç është “shpërdorimi i detyrës”. Një problem që dënohet për prodhim dhe shitje narkotikësh dënohet me 5 vite për 20 gramë kokainë, ndërkohë që zyrtarë të lartë që i shkaktojnë shtetit shqiptar dëme prej 3.5 milionë eurosh dënohen me 6 vite, ku mund të kenë lehtësira që ua ofron kodi i procedurës penale, për shembull, ekzekutimi i 3/4 të dënimit për shkaqe shëndetësore, sjellje të mirë ose ndonjë amnisti që mund të dalë, mund të lirohen.

Cila është ideja që krijohet nga Gjykata me këto vendime?

Dënimi duhet të sjellë idenë që një vepër nuk duhet të bëhet, në momentin që janë dënime të ulëta, ideja jepet që këta do e kenë të garantuar mbrojtjen.

Kemi një progres nga sistemi i drejtësisë, nga SPAK po nuk është niveli që duhet. Nuk kemi asnjë ish zyrtar të lartë të arrestuar gjatë ushtrimit të detyrës. Drejtësia ka vepruar më me vonesë. E dyta, nga operacionet e fundit, vëmë re që faktet vijnë nga vende të tjera, ose arrestohen po jashtë Shqipërisë. Kjo tregon sa objektiv është si hetimi, si arrestimi, si ndjekja policore dhe çdo instancë tjetër. Them që drejtësia nuk vepron në mënyrë objektive.

Etiketa: Alqi Bllakoinceneratori i ElbasanitLefter KokaMarsid GupiRovena NeziriStela Gugallja
Pas

Zelensky: Terroristët rusë do të përpiqen përsëri të shkatërrojnë sistemin elektrik këtë dimër

Para

“Sot asnjë fëmijë nuk është i sigurt”, një tufë pedofilësh pushtojnë internetin

Para
“Sot asnjë fëmijë nuk është i sigurt”, një tufë pedofilësh pushtojnë internetin

"Sot asnjë fëmijë nuk është i sigurt", një tufë pedofilësh pushtojnë internetin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.