Në GJKKO po mbahet seanca për ish-ministrin e Mjedisit, lefter Koka për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Avokati Maksim Sota ka kërkuar pafajësi.
“Kërkojmë pafajësi për akuzën e shpërdorimit të detyrës, nuk ka vepër penale, kemi dhe dokumentet për sëmundjet që vuan i mbrojturi prej meje, qe të kihen parasysh në rast se shpallet fajtor”, tha avokati.
SPAK kërkoi seancën e kaluar 4 vite burg për Lefter Koken, por nëse shpallet fajtor ish-ministri do të përfitojë uljen e 1/3 se dënimit duke zbritur ne 2 vite e 8 muaj heqje lirie.