Sot mësohet se SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste në lidhje me Innceneratorin e Tiranës. Mësohet se urdhërarreste janë lëshuar për shtetasit për Denisa Tollkucin, Dashamir Ymeraj e Endrit Habilaj, me profesion gazetar.
Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për tre shtetas të huaj, por asnjeri prej tyre nuk është arrestuar deri më tani.
Mësohet se të gjitha masat e sigurisë janë ‘arrest me burg’, ndërsa akuzat për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.
Në dhjetor 2023 u firmosën 15 urdhërreste e para nga të cilat u ekzekutuan 12 ndërsa mbeten në kërkim 3, dy prej tyre Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kokat e kësaj afere.
Ndërkohë në gusht të 2023 Inceneratori i Tiranës u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Asnjë prej këtyre urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri në këto momente pasi personat nuk janë gjetur gjatë operacionit të policisë.
Në maj të 2024, gjatë raportimeve në Komisionin në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se hetimet për inceneratorin vijonin dhe se prej nga muaji gusht 2023 kur është sekuestruar çdo para shko në llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Sekuestruara