Gjatë homazheve të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, një incident tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve. Një qytetar thirri me zë të lartë “Rroftë Çamëria”, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të forcave të sigurisë, të cilat e larguan atë nga vendngjarja.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në burg me një dënim për blerje votash. Prania e tij dhe vizita e Mitsotakisit u panë si një mesazh politik në mes të tensioneve mes Tiranës dhe Athinës për çështjen e Belerit.
Ngjarja dhe ndërhyrja e sigurimit janë bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të ndryshme. Deri më tani, nuk ka pasur një deklaratë zyrtare për incidentin.