Një incident është regjistruar së fundi në zonën e Dropullit, ku persona ende të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ngritur në nder të ushtarëve grekë.
Kjo është konstatuar rastësisht nga punonjësit e policisë, të cilët kanë nisur verifikimet për rastin, ndërsa nuk dihet ende qëllimi që kanë pasur personat në fjalë për memorialin, dhunimin apo grabitjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Postës së Polisicë Dropull kanë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi në datën 23.07.2021, në fshatin Vodhinë, Dropull është konstatuar se kanë hapur memorialin e ngritur për nder të ushtarëve grek, të rënë në luftën e dytë botërore.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.