Teksa ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit zhvillohet në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, nuk kanë munguar as incidentet para nisjes saj.
Derbi do të zhvillohet në në stadiumin “Air Albania “ por janë regjistruar incidentet e para pasi disa tifozë të Tiranës që janë grumbulluar në hyrjen që i çon në tribunën e tyre pas porte, kanë lëshuar shishe uji dhe flakadanë kundër policisë.
Mësohet se Policia kishte parlajmëruar se nuk do të lehohej hyrja e tifozëve pa karta identitet, kjo edhe për shkak të asja çfarë ndodhi në stadium në sfidën mes Kukësit dhe Tiranës ku u dëmtuan rreth 160 stola.
Ky vendim ka revoltuar me sa duket ultrasit ndërsa kanë kryer edhe veprime të dhunshme ende pa nisur sfida.
(F.GJ/FAXWEB.AL)