Së paku 4 peshkatarë turq humbën jetën pas përplasjes mes një tankeri me flamurin grek dhe një anije turke të peshkimit sot në Mesdhe, njoftuan autoritetet lokale.
Zyra e guvernatorit të provincës jugore Adana njoftoi se u gjetën trupat e 4 prej 5 personave në bordin e anijes së peshkimit.
Komanda e Rojës Bregdetare të Turqisë gjithashtu përmes një deklarate të mëparshme theksoi se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit ishin nisur për personat e zhdukur.
Përplasja ndodhi 15 milje detare larg qarkut Karatas të Adanas në ora 5:50 të mëngjesit sipas kohës lokale (02:50 sipas kohës së Evropës Qendrore), thuhet në deklaratë.
Akdeniz’de Yunan tankeri ile Türk balıkçı teknesi çarpıştı: 5 kişi kayıp https://t.co/7BMuuY8KQL pic.twitter.com/7PPvEE41LP
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) November 11, 2020