Të paktën 66 punëtorë sezonalë janë punësuar për të monitoruar kutitë e votimit në kontenë Clark, shteti i Uashingtonit.
E gjithë kjo pasi një kuti votimi e përdorur për mbledhjen e votave të parakohshme në shtetin e Uashingtonit u dogj ndërsa dyshohet se kjo është bërë qëllimshëm, sipas policisë lokale.Departamenti i Policisë së Vancuverit tha se iu përgjigj një sulmi me zjarr në orët e para të mëngjesit dhe hoqi një “pajisje të dyshimtë” të vendosur pranë kutisë së votimit.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet duke dalë tym prej kutive ndërsa janë djegur shumë fletë të votimit, shkruan cnn. Incidenti ishte më i fundit në një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete amerikane. Theksojmë se autoritetet amerikane si dhe FBI-ja ka nisur tashmë hetimet rreth këtyre rasteve.