Kreu i KQZ-së, Klement Zguri në një konferencë për shtyp dha një mesazh pas incidenteve të fundit gjatë fushatës, ndërsa kërkon që institucionet përkatëse t’i zbardhin ato.
“Duhen përmbushur rekomandimet e OSBE-ODIHRT. Agjencitë ligjzbatuese jo vetëm të mos përfshihen në fushatë por duhet të zbardhin çdo incident”, u shpreh Zguri.
Duke kërkuar të arrihen standardet maksimale në këto zgjedhje, Zguri theksoi se është koha të dëshmohet maturi dhe seriozitet. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post