Është duke vijuar procesi i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe do të zgjasë deri në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsda nuk kanë munguar as incidentet dhe arrestimet.
Lidhur me këto të fundit, në një dalje para mediave, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deklaroi se procesi po shkon në mënyrë të rregullt, dhe raste të tilla janë sporadike, përgjegjësit e të cilëve janë shoqëruar në komisariate dhe do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse.
Sipas KQZ-së, raste të tilla nuk përbëjnë rrezik për procesin dhe janë të pa ndikueshme në të, ndërsa tregoi edhe shifrat paraprake të nurmit të votuesve deri në orën 15:00.
Ky numër përllogaritur në përqindje ka kapur deri në këtë orë shifrën e 29.04% ndërsa e thënë me numër votuesish, ka kaluar në mbi 500 mijë pjesmarrës konkretisht 560 mijë nga 1.937.868 votues të regjistruar në 2547 qendra votimi.
Sipas KQZ deri më tani, bërja publike e fletës së votimit deri në këto memonte ka ndodhur në 21 raste. Këto zgjedhje po vëzhgohen nga misioni ndërkombëtar i monitorimit i cili ka ngritur 30 ekipe në gjithë vendin. Së fundmi janë ndaluar dy komisionerë në Komunën e Prizrenit, të cilët u kapën duke manipuluar fletët e votimit
Janë shoqëruar 5 persona të tjerë për fotografimin e votës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)