19:34 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Incidenti i Bashës me Fevziun, Fuga: Çfarë turpi, PD duhet t’i kërkojë falje gazetarit

10:13 | 24/02/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha
0
Fuga për protestën e opozitës sot: E dobishme për gjithë qytetarët

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, nga çadra e protestës, duke komplimentuar gazetarin Blendi Fevziu për profesionalizmin dhe që nuk lejoi kthimin e emisionit në miting. Sipas Fugës Shërbimet e komunikimit të Cadrës për Liri Politike (CLP) duhet t’i kërkojnë ndjesë publike Blendi Fevziut. Ai shton më tej secili nga ata bëri atë që duhej pasi edhe sherri është i mirë në këto raste.

Shkrimi:

“Bravo Blendi Fevziu ! Unë nuk jam ndonjë ndjekës i zjarrtë i emisionit “Opinion”. Mbase e kam gabim. Eshtë formati që krijon probleme për shijet e mia. Por, kjo është puna ime. Amà gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu që shkon bën emisionin e tij intervistë te Cadra për Liri Politike, (CLP) tregon profesionalizëm, dinjitet dhe fuqi mediatike.

I keni parë sesi gazetarët e tjerë, të shkretët, nuk i qasen dot asaj zone sikur atje të ishin të mbyllur të sëmurë me:

kolera,
lebrozë,
me murtajë,
me linë e dhenve,
me botkin e sëmundje të tjera ngjitëse?

Gazetarët sillen rrotull Cadrës për Liri Politike sepse kanë frikë të hyjnë brenda, dhe bëjnë analistin vërdallë Cadrës, kurse analistët bëjnë propagandë të paguar cash ose troc rreth gazetarëve nëpër studio. Ka edhe gazetarë dhe gazetare që kujtojnë se merita e gazetarisë është çertifikatë virgjërie! Hajde të të shoh pak! Edhe ti i virgjër qenke! Nuk qenke përzjerë me njerëz me lepra, murtajë, kolerë dhe me AIDS! Unë e di mirë që gazetarët digjen për të shkuar dhe raportuar lajmet që andej. Por, nuk i lënë. Kush? Pronarët? Jo! Mos u gaboni o opozitarë! Ashtu duket në pamje të parë! Edhe këta në thelb përse të mos duan të rrisin audiencat e tyre dhe të kenë një shërbim informativ cilësor?

Ata nuk i lë politika, iu ka marrë frymën. Pse? Sepse mënyra e ndërtimit të peizazhit mediatik audio-viziv, si politikë publike, është e gabuar, e shtrembër, po e vdes median televizive shqiptare, është e vjetruar, e shekullit të kaluar, dhe i ka kthyer televizionet në altoparlante të propagandës, prandaj audiencat mbyllin sytë dhe veshët. Ja përse e mbaj televizorin tim në frigorifer dhe herëpahere shkoj në ndonjë kafe për të parë ndonjë emision! Edhe gazetarët, edhe pronarët janë viktima që po vazhduan kështu do të shkojnë në dreq, bashkë me ne! Bravo Blendi Fevziut që edhe pse mes masës të irrituar me qeverisjen e gabuar, nuk pranoi që ekrani t’i bëhej miting. Atij i them profesionalizëm unë! Profesionalizmi është dinjitet personal, politika është fakt kolektiv.

Një keqkuptim i vogël. Shërbimet e komunikimit të Cadrës për Liri Politike (CLP) duhet t’i kërkojnë ndjesë publike z. Blendi Fevziu! Zoti Lulzim Basha me të drejtë donte t’i jepte zë qytetarit të thjeshtë që i kanë mbyllur gojën, ai prandaj ai është aty. Ai aty nuk mund të jetë veçse i ashpër, i vendosur, flakë për flakë, Përndryshe kot do të qendronte aty! Por, edhe Blendi Fevziu nuk mund ta ndryshonte formatin e intervistës në një “vox pop”. Secili nga ata bëri atë që duhej. Sherri është i mirë në këto raste! Ajo që ndodhi aty do të shpjegohet gjatë në bangat e shkollës, është rast studimor! Merita e Blendi Fevziut është se tregoi se ku është vendi sot nga duhet raportuar ! Atje, ku ndodh ngjarja! Unë e di se nuk ka gazetar që i thotë vetes se ka dinjitet profesional që të mos dojë të raportojë që andej. Po censura e ka zënë për fyti median shqiptare? E turpëron gazetarin para gruas, fëmijës, prindërve të tij! E mo langaraq, e mo legen, duket sikur i thonë, po bën gjoja gazetari, hë! (Dhe gazetari i shkretë, i pafaj, nuk di ku ta fusi kokën.) Eshtë tmerr kur të përbuz gruaja si i paburrë! Sidomos kur nuk ke faj! Njësoj si një mjek mos shkonte te i sëmuri, sikur berberi të mos pranonte të qethte, bariu të mos ushqente qingjat!

Cfarë turpi!

Pse? Sepse konfigurimi, administrimi, struktura e kompanive, platformat e medias janë të shekullit të kaluar.”, shkruan Fuga. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: artan fugareagimi
Pas

Antimafia italiane: “Është 3-fishuar droga nga Shqipëria”, Tahiri: “Këtë vit i japim fund fenomenit “Kanabis”

Para

“Një nga protestat më budallaqe në Shqipërinë postkomuniste. Basha i ngjan mentorit të vet”

Para
Mustafa Nano i përgjigjet Markut e Zhejit për Dritëroin: Ku do ishim ne po të ishte regjimi komunist

“Një nga protestat më budallaqe në Shqipërinë postkomuniste. Basha i ngjan mentorit të vet”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.