17:13 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Incidenti/ Lufta e nervave për detin, Greqia akuzon Turqinë për provokim

12:35 | 13/06/2021
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Incidenti/ Lufta e nervave për detin, Greqia akuzon Turqinë për provokim

Roja bregdetare greke tha se të dielën (13 qershor) se një prej anijeve të saj patrulluese u “provokua” nga një anije turke. Autoritetet greke thanë se nga incidenti u shkaktuan dëme të vogla.

Njoftimi bëhet një ditë para bisedimeve të paralajmëruara mes udhëheqësve grekë dhe turq në Bruksel.

Incidenti ndodhi në lindje të Egjeut dhe nuk është raportuar për pasoja në njerëz. Incidente të tilla janë të zakonshme në Detin Egje gjatë patrullimeve për të vëzhguar anijet që transportojnë migrantë nga Turqia në Greqi.

Në muajin prill, Greqia e pati akuzuar Turqinë se po synon të “provokojë tensione” në Egje përmes manovrave “të rrezikshme” dhe ndihmës së paligjshme për migrantët. Athina i kërkon Ankarasë që të kontrollojë më shumë rrugët që përdorin migrantët dhe të marrë përsëri qindra azilkërkues që nuk plotësojnë kushtet të fitojnë statusin e mbrojtjes së refugjatit.

Të hënën, kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, do të zhvillojë bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të një samiti të nivelit të lartë të NATO-s në Bruksel.

Mitsotakis tha të premten se raportet e mira me Turqinë do të varen nga përpjekjet për të ulur tensionet dhe nëse Turqia merr pjesë në mënyrë konstruktive në dialog dhe respekton kushtet e vendosura nga BE-ja” në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Marrëdhëniet e Turqisë me Perëndimin, përfshirë Francën dhe Shtetet e Bashkuara, u përshkallëzuan gjatë vitit të kaluar pasi Ankaraja dërgoi anije kërkimi të gazit në Mesdheun Lindor, duke nxitur reagimin e Greqisë dhe Qipros, të dyja vende anëtare të Bashkimit Evropian./REL

Pas

‘Jo mo jo, më nuk duroj”, maturantët në ditën e dytë të protestës te Ministria e Arsimit, kërkesat i mbështesin edhe mësuesit (Video)

Para

Agron Shehaj i fundit që voton nga kandidatët për kryetar të PD-së: Nuk zgjidhet vetëm kryetari, por vendoset fati i…

Para
Agron Shehaj i fundit që voton nga kandidatët për kryetar të PD-së: Nuk zgjidhet vetëm kryetari, por vendoset fati i…

Agron Shehaj i fundit që voton nga kandidatët për kryetar të PD-së: Nuk zgjidhet vetëm kryetari, por vendoset fati i...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lezhë/ Peshkatari mbytet në lumin Mat, u fut për të hedhur rrjetat! Gjendet trupi i pajetë

Aksident në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një i lënduar

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, 6 të arrestuar në Serbi, mes tyre edhe një ish-ministër

Balluku: Nga 1 Gushti, IKMT dhe Policia e Shtetit nisin aksione të forta për lirimin e hapësirave në kufijtë e akseve kombëtare

SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur, akuzohen për disa vepra penale të rënda

“Hiqini vetë para se të gjobiteni”, Rama publikon pamje nga lavazhet në trotuare

Fluks i lartë udhëtarësh që dalin nga Shqipëria në Qafë Thanë, radha e pritjes 1 kilometër

Spanja lëshon 12 ton ushqime në Gaza me avion ushtarak, përgjegjësi i OKB-së për refugjatët palestinezë: Mënyrë e kushtueshme dhe joefektive

LAJM I FUNDIT/ Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet një nga vrasësit

Ministri i Brendshëm Hoxha takim me ambasadorin britanik Abbot: Diskutuam për rikuperimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.