Kastriot Myftaraj ka komentuar incidentin e disa ditëve më parë mes presidentit amerikan dhe presidentit malazez, Markoviç.
Sipas Myftarajt,Trump e shtyu presidentin malazes sepse mendoi se ishte Edi Rama.
“Trump e ngatërroi Dushko Markoviçin me Edi Ramën, me të cilin ka një llogari të pambyllur, pasi Edi Rama e ka quajtur Trumpin “turp për qytetërimin dhe rrezik për botën”.
Trumpit i kishin thënë se Edi Rama është shtatlartë, i thinjur, flet për gjëra që nuk i përkasin dhe gjendet në vendin që nuk i përket. Markoviç është shtatlartë, i thinjur, dhe gjendej në vendin që nuk i përkiste”, thotë Myftaraj.
SHKRIMI I PLOTË:
Fqinjët tanë malazezë ende vazhdojnë të diskutojnë për incidentin që Kryeministri i tyre Dushko Markoviç pati me Presidentin Trump në Mbledhjen vjetore të NATO-s. Shumica e tyre thonë, në mënyrë të arsyeshme, se Kryeministri i tyre gjendej vërtet në vendin e gabuar, por Trump mund t’ ia kishte vënë në dukje këtë me takt, aq më tepër që Mali i Zi ishte i porsaardhur në NATO. Malazezët janë shumë krenarë nga natyra, prandaj janë veçanërisht të prekur nga sjellja e aleatit të ri.
Nëse malazezët do ta dinin të vërtetën se përse Trump u soll ashtu, nuk do të ndjeheshin aspak të fyer. Trump e ngatërroi Dushko Markoviçin me Edi Ramën, me të cilin ka një llogari të pambyllur, pasi Edi Rama e ka quajtur Trumpin “turp për qytetërimin dhe rrezik për botën”.
Trumpit i kishin thënë se Edi Rama është shtatlartë, i thinjur, flet për gjëra që nuk i përkasin dhe gjendet në vendin që nuk i përket. Markoviç është shtatlartë, i thinjur, dhe gjendej në vendin që nuk i përkiste. Prandaj Trump mendoi se personi i panjohur prej tij, që kishte dalë në qendër të grumbullit të udhëheqësve të NATO-s, ishte pikërisht Edi Rama, i cili me këtë sjellje donte ta sfidonte për të kënaqur mbrojtësin e tij Sorosin. Kështu që Markoviçi mori të shtyrën brutale që në mendjen e Trump e meritonte Edi Rama./Kastriot Myftaraj
(B.H/Shuplaka)