23:12 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Indeksi i krimit 2018, sa e ekspozuar është Shqipëria (RENDITJA)

08:31 | 19/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Indeksi i krimit 2018, sa e ekspozuar është Shqipëria (RENDITJA)

Tirana renditet në vendin e 211 nga 327 qytete të marra në studim sa i përket krimit, sipas indeksit të krimit të Numbeo, një nga bazat më të mëdha të të dhënave në botë, i cili ka bërë klasifikimin për 2018. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e rrezikut të krimit (tashmë e shënuar me ngjyrë të verdhë).

Numbeo e klasifikon Shqipërinë si një vend të ekspozuar ndaj krimit me Index 39.47, ndërsa Indeksi i Sigurisë llogaritet në 60.53. Tirana, sipas përllogaritjeve konsiderohet me nivele krimi të ulëta.

Sipas renditjes së Numbeo-s, vendi ynë paraqet një situatë më pak shqetësuese të krimit këtë vit, në krahasim me shtetet fqinje. Duket se situata nuk është shumë favorizuese në Sarajevë, Bosnje e Hercegovinë ku indeksi përllogaritet 46.75, në Shkup, Maqedoni është 45.65, ndërsa në Serbi indeksi i krimit është më i ulët se tek ne, përkatësisht 36.95.

Në vendin e parë për shkallën e lartë të krimit renditet Hondurasi, duke lënë në vend të dytë Venezuelën, e cila ka qenë kryesuese për shumë vite. Në Honduras, indeksi i krimit përllogaritet 85.18, ndërsa ai i sigurisë veçse 14.82.

Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara arabe është vendi me indeksin më të ulët të krimit, me 13.63.

Në kontinentin e Europës, Shqipëria renditet si vendi i 54 për nga kriminaliteti, ndërsa vendin e parë e mban Marseja, Franca, me indeksin 64.35. Më e “paqta” në Europë duket se është Zvicra, me indeksin e krimit 16.01, ndërsa atë të paqes 83.99.

Indeksi i Krimit, sipas Numbeos, është një vlerësim i nivelit të përgjithshëm të krimit në një qytet apo një shtet të caktuar. Numbeo si parametër, konsideron nivelin e krimit më të ulët se 20 si :shumë të ulët”, nivelet e krimit në mes të 20 dhe 40 si “ të ulëta”, niveli i krimit midis 40 dhe 60 si “i moderuar”, nivelet e krimit në mes 60 dhe 80 si “të larta” dhe në fund, niveli i krimit më i lartë se 80 si “i lartë”. Indeksi i sigurisë është, nga ana tjetër, krejt e kundërta e indeksit të krimit. Nëse qyteti ka një indeks të lartë të sigurisë, ai konsiderohet shumë i sigurt./monitor

Etiketa: 2018ekspozuarIndeksi i krimitShqipëria (RENDITJA)
Pas

Pedagogia e njohur mesazh të fortë: Pse ”ua nxija jetën” studenteve

Para

Shqiptarët mbështetësit më të mëdhenj të Donald Trump, rënie krahasuar me vitin e shkuar

Para
Trump ndryshon mendim, dëshiron emigrantë nga çdo vend i botës

Shqiptarët mbështetësit më të mëdhenj të Donald Trump, rënie krahasuar me vitin e shkuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.