01:38 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Indeksimi i pensioneve/ Teliti: Pensionistët do mund të marrin mesatarisht vetëm 25 lekë shtesë në ditë. Ky është vendimi-lëmoshë i qeverisë

15:40 | 20/09/2024
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Indeksimi i pensioneve/ Teliti: Pensionistët do mund të marrin mesatarisht vetëm 25 lekë shtesë në ditë. Ky është vendimi-lëmoshë i qeverisë

Pas indeksimit të pensioneve nga qeveria, ka reaguar këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti.

Teliti shprehet se pas indeksimit, pensionistët do mund të marrin mesatarisht vetëm 25 lekë shtesë në ditë. Ai shprehet se ky është një vendim lëmoshë nga qeveria.

Deklarata e këshilltarit për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti:

Të nderuar qytetarë!

11 vitet e fundit shënojnë një kapitull të errët për ekonominë dhe mirëqenien e shumicës së shqiptarëve.

Disa ditë më parë qeveria deklaroi indeksimin e pensioneve me 4.1%, të pothuajse 800 mijë pensionistëve. Dua të theksoj: indeksim sipas normës së inflacionit të llogaritur nga zyra qeveritare e Instat-it, dhe jo rritje reale të tyre. Pensionistet do mund të marrin kështu mesatarisht vetëm 25 lekë shtesë në ditë.

Ky është vendimi-lëmoshë i qeverisë.

Çdo të thotë kjo? Si ndikon ky vendim në jetën dhe shportën e pensionistëve?

Asgjë. Asnjë ndryshim. Përkundrazi.

Ndonëse qeveria pretendon se çmimet janë rritur me 4.1% dhe ndaj po bën indeksimin me po këtë normë, të gjithë e dimë mirë, pasi të gjithë jemi konsumatorë, se çmimet reale, sidomos të ushqimeve, janë rritur shumë më tepër.

Të braktisur dhe të varfër, në pamundësi për të siguruar ngrohjen e nevojshme në muajt e ftohtë të vitit, në pamundësi për të blerë ilaçet e domosdoshme aq të nevojshme për moshën e tretë, pensionistet, marrin edhe njëherë përçmimin qeveritar.

Qeveria kishte dy rrugë: të rriste realisht pensionet për ju te dashur pensionistë, ose të rriste me 50 milionë euro shpenzimet operative, të destinuara në pjesën më të madhe për luksin qeveritar. Edi Rama dhe qeveria e tij zgjodhën këtë të fundit, zgjodhën luksin përpara nevojës tuaj për një jetesë normale dinjitoze.

Qeveria duhej të zgjidhte, ose të rriste realisht pensionet tuaja, ose të hapte rrugën për qindra milionë euro tenderime korruptive elektorale. Sic mund ta imagjinoni, qeveria edhe kësaj here zgjodhi miqtë dhe shokët bashkëfitues të miliarda eurove tendera.

Të dashur qytetarë, të dashur pensionistë.

Varfëria e instaluar në Shqipëri nuk luftohet as me llafe, as me propagandë e as me vendime gjysmake.

Beteja me varfërinë nuk fitohet me gjoja indeksime. Ka vetem një zgjidhje dhe kjo është miratimi, një orë e më parë, i propozimit të Partisë Demokratike për vendosjen e minimumit jetik në Shqipëri.

As ne dhe as ju nuk besojmë në një reflektim pozitiv të mazhorancës, dhe kjo duhet të na ndërgjegjësojë e të na bashkojë në betejën e përbashkët: krijimin e kushteve për qeveri teknike rruga e vetme për zgjedhje të lira e të ndershme.

Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje!

Pas

“Ma solle kafen si diversant!”, Rama në Shkollën Profesionale në Elbasan, batuta me studentin: Mos je nga Gjirokastra? Të shtrënguar e paske dorën

Para

Akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal, ja me sa vite burg dënohet ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Para
Akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal, ja me sa vite burg dënohet ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal, ja me sa vite burg dënohet ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.