Eksperti i ekonomisë Zef Preçi ishte sot në studion e Faxneës për të komentuar në lidhje me indeksimin e pensioneve në masën 8.6%.
Për Preçin ky indeksim është pozitiv dhe do të duhet të jetë një proces i përvitshëm. Në një intervistë për moderatorin Egon Loli, Preçi shtoi se qeveria po korrigjon ndikim vjetor që ka pasur inflacioni por shtoi se nuk mund të quhet një rritje e pensionit.
Preçi: Fjala rritje dhe indeksim shprehin nocione të ndryshme. Rritja është kur nëse vitin e kaluar pensioni mesatar ka qenë 14.400 lekë, do të kishte rritje nese do ishte rritja me 10%. Indeksimi do të thotë që për shkak të inflacionit, fuqia blerëse e pensionit të kaluar është zhvlerësuar, do thotë që mjetet e jetesës që siguron pensionisti, pra produket bazë ushqimore, blihen me pak me te njejta para.
Atehere qeveria ka ndermarë një nisme që duhet bërë me kohë që për të korrigjuar inflacionin mbi shporten e ushqimit ben indeksimin. Shporta prek mallrat bazë por jo të gjitha efektin e rritjes së cmimeve të mallrave dhe shërbimeve në harkun e një viti.
Është pozitive që ndodh indeksimi, uroj të mos jetë dhuratë e partisë por të jetë proces i pervitshëm. Është një masë për tu përshëndetur po e pamjaftueshme.
Sistemi ynë i pensioneve, ka krijuar një grope të madhe në buxhet po vijon te jete problematik. Një vend që s’ka sindikata, ku nuk funksionon këshilli trepalësh por vendimet janë arbitrare, kete standard do ketë.
Është dicka e vonuar por ne drejtimin e vonuar. Duhet marrë në përmasa vjetore. Nuk po tregon, vlerësim ndaj kësaj kategorie, thjesht po korrigjon ndikimin vjetor që ka pasur inflacioni. Është e pamjaftueshme në kushtet e sotme.