20:48 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Indi, dënim me vdekje për përdhunimin e viktimave në 12-vjeç

21:43 | 21/04/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Indi, dënim me vdekje për përdhunimin e viktimave në 12-vjeç

Në Indi, kabineti qeveritar miratoi dënimin me vdekje si masë ndëshkimore për personat që shpallen fajtorë për përdhunim të fëmijëve nën moshën 12 vjeç. Masa merret me synimin për të luftuar dhunën seksuale që prek gratë, por edhe vajzat e mitura në këtë vend.

Urdhri ekzekutiv u njoftua sot pas një mbledhjeje emergjente të kabinetit nga Kryeministri Narendra Modi. Zoti Modi është përballur me presion në rritje nga popullata pas një numër përdhunimesh të njoftuara nga shtypi ditët e fundit. Bujë të madhe ka bërë rasti i një tetë-vjeçareje që u rrëmbye nga një grup burrash, u drogua dhe u përdhunuar për disa ditë radhazi, para se të vritej nga rrëmbyesit e saj, shkruan VOA.

Urdhëri që duhet miratuar nga parlamenti para se të hyjë në fuqi, ngre shkallën e ndëshkimit deri në dënimin kapital për përdhunuesit, që më parë dënoheshin me 10-20 vjet burg për përdhunimin e vajzave nën 16 vjet dhe me 10 vjet burg për viktimat mbi moshën 16 vjeç.

Masa është përshëndetur nga aktivistët, por ata shtojnë se prova e vërtetë qëndron tek zbatimi i saj.

Etiketa: denimIndivdekje
Pas

FA evakuon 5 të rinjtë që mbetën të bllokuar në malin e Tomorrit, ja çfarë kishte ndodhur

Para

Shumë shpejt në parlament! Këngëtari shqiptar ‘lë’ muzikën për tu bërë pjesë e politikës?

Para
Shumë shpejt në parlament! Këngëtari shqiptar ‘lë’ muzikën për tu bërë pjesë e politikës?

Shumë shpejt në parlament! Këngëtari shqiptar ‘lë’ muzikën për tu bërë pjesë e politikës?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

E rëndë në Greqi! Bie nga varka, përfundon në spital e mitura në Imeros

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.