India ka njoftuar mbylljen e hapësirës së saj ajrore për të gjithë avionët pakistanezë, përfshirë fluturimet komerciale, deri më 23 maj.
Sipas mediave indiane, asnjë avion i regjistruar në Pakistan, ose në pronësi, operuar ose marrë me qira nga linjat ajrore ose operatorët pakistanezë, përfshirë fluturimet komerciale dhe ushtarake, nuk do të lejohet të hyjë në hapësirën ajrore indiane nga mesnata e së mërkurës deri më 23 maj.