03:59 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

India, partneri i dytë tregtar i Shqipërisë për importet në sasi, erdhi 44% naftës totale për 7-mujorin

08:33 | 31/08/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
India, partneri i dytë tregtar i Shqipërisë për importet në sasi, erdhi 44% naftës totale për 7-mujorin

Çmimet e larta pas luftës në Ukrainë kanë ndryshuar burimet e importit të vendit dy vitet e fundit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në periudhën janar-korrik 2023, India u rendit partneri i dytë tregtar në volumin e importeve (në sasi), pas Turqisë.

Kjo rritje erdhi për shkak të transferimit të importit të naftës nga Rusia në Indi.

Gjatë 7-mujorit 2023 tregtia me Indinë shënoi rritje vjetore me 550% në volum dhe me 300% në vlerë. Mallrat nga India në sasi zunë 11% të totalit të importeve, dhe 3.5% të totalit të importeve në vlerë.

E gjithë rritja e importeve nga India erdhi nga zhvendosja e furnizimeve me karburant, sheqer dhe disa prodhime të qeramikës, zarzavateve, pëlhurave etj.

Ndryshimi kryesor ka ardhur pasi furnitori kryesor i importuesve shqiptarë, kompania shumëkombëshe OM, po e blen tani naftën nga rafineritë e Indisë.

Burimet nga Shoqata e Karburanteve pohuan së në Indi ndodhen rafineritë e mëdha të naftës dhe furnizimi po bëhet për arsye të çmimeve të pranueshme.

Nafta e importuar nga India ishte 152 mijë tonë dhe zuri 44% E importeve totale të naftës që hynë në vendin tonë gjatë 7-mujorit.

Grosistët bënë të ditur se furnitori kryesor i importuesve shqiptarë është kompania shumëkombëshe OMV, e cila blen naftë në tregje që paraqiten fisibël në çmime.

Më parë importuesit shqiptar furnizoheshin nga depozitat e OMV-se në Itali, ndërsa këtë vit furnitori po e sjell direkt në portet shqiptare. Si rezultat i këtij ndryshimi në tregun e naftës India u rendit partneri i dytë tregtar për sasinë e importeve. Importet e naftës nga India nisën në tetor te vitit 2022.

Pas luftës në Ukrainë çmimet e energjisë dhe naftës pësuan në rritje të shpejtë në rang global, teksa transporti nga Rusia si një nga furnitorët kryesore të vendit tonë u bë e vështirë për shkak të sanksioneve.

Deri në vitin 2021 vendi ynë siguronte gati 12% të importeve totale të karburanteve nga Rusia.

Në janar-korrik 2023 u importuan gjithsej 343 mijë tonë karburante me rritje vjetore 10%. Burimet nga tregu pohojnë se ka përmirësim për shkak të rritjes së konsumit nga rënia e çmimeve dhe shtimit të qarkullimit nga turizmi. MONITOR

Pas

Përplasi për vdekje këmbësorin, ia mbathi nga vendngjarja dhe fshehu makinën, arrestohet 34-vjeçari nga Shijaku

Para

52 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg

Para
52 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg

52 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.