Ka shkaktuar indinjatë në fqinjin tonë përtej Adriatikut ngjarja që tronditi familjen e një vajzë pesë vjeçe, e cila prej tre vjetësh lufton me vdekjen.
Fabio Pardini, babai i vogëlushes së quajtur Elisa, shkroi në Facebook se dikush i kishte thyer xhamin e makinës dhe kishte marrë prej atje lodrat e vajzës së tij, të sëmurë rëndë nga leucemia.
“I kërkoj përgjegjësve që t`i thërrasin ndërgjegjes”, ishte mesazhi i babait që ka mbetur i shokuar nga gjesti ekstrem. “ Sikur ta dinin çfarë dhimbje i shkaktuan sime bije”, shtoi ai.
Fabio i kërkoi përdoruesve të rrjeteve sociale që ta përhapin sa më shumë mesazhin e tij dhe foton e makinës së vandalizuar në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi.
“Nëse ju qëllon të shikoni lodra brenda një makine, mendojeni pak se ato mund të jenë të një fëmije të sëmurë”, ishte apeli i dhimbshëm i tij.