01:29 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Indoktrinimi i thellë/ Ndërsa sistemi po shkërmoqej, studenti i shkruan Ramiz Alisë: Dua të bëhem “hero i heshtur” (Letra)

21:18 | 02/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Indoktrinimi i thellë/ Ndërsa sistemi po shkërmoqej, studenti i shkruan Ramiz Alisë: Dua të bëhem “hero i heshtur” (Letra)

Edhe pse ishte viti 1991 dhe sistemi komunist tashmë nuk kishte asnjë mundësi për të qëndruar në këmbë, një student kishte marrë guximin dhe I kishte shkruar Ramiz Alisë ku shprehej se dëshira e tij ishte që ai të bëhej pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Letra është publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi në faqen e tij në ‘Facebook’ kus hkruan se “marrëzitë e regjimit komunist dhe të njeriut të ri që prodhoi ky regjim janë të shumta”.

Postimi i Dervishit:

1991/“Shënomëni dhe mua në armën e heronjve të heshtur”

Marrëzitë e regjimit komunist dhe të njeriut të ri që prodhoi ky regjim janë të shumta. Sjell sot për shembull një njeri të indoktrinuar në masë të lartë. Megjithëse jetonte në Tiranë, kishte bërë shkollën e mesme ushtarake dhe ishte në shkollën e lartë po ushtarake, nuk kuptonte asgjë se ku po shkonte Shqipëria, se ishte vendosur pluralizmi politik, etj. Shkruesi i kërkonte Ramiz Alisë të bëhej “hero i heshtur” i armës së Sigurimit, pikërisht në vitin kur kjo polici politike do shpërbëhej si e papërshtatshme dhe e panevojshme për rendin e ri shoqëror të vendit. Siç do vini re, shkruesi quan “shqiptarë të vërtetë” kategorinë e njerëzve të këtij kallëpi.

***

Shoku komandant,
Ju uroj shëndet dhe ju paçim gjithmonë në krye.
Quhem D.B. Dëshira që kisha për t’u bërë oficer, më bëri që të mbaroj SMV “Skënderbej” dhe sot jam student në SHLBO “Enver Hoxha, viti i parë. Por dëshira ime nuk është vetëm kjo. Prej kohësh më shqetëson një merak dhe mora guximin t’ua them vetë juve.
Unë kam dëshirë të futem në armën e Sigurimit të Shtetit, jo se këtu ku jam nuk kam dëshirë, por edhe unë si çdo shqiptar i vërtetë dua që t’i shërbej atdheut në një front ku mund të jap maksimumin time, të bëhem anëtar i “heronjve të heshtur”, këtë nuk e bëj as për karrierë dhe as për emër, por në radhë të parë si njeri i besës.

Me nderime e respekt
D.B.
20.2.1991

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: kastriot dervishi
Pas

Stuhitë ‘Emma’ dhe ‘bisha nga Lindja’ shkaktojnë kërdi

Para

Dy humbjet me City-n, karikatura e ditës: Presioni po e shkrin Wengerin (FOTO)

Para
Dy humbjet me City-n, karikatura e ditës: Presioni po e shkrin Wengerin (FOTO)

Dy humbjet me City-n, karikatura e ditës: Presioni po e shkrin Wengerin (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.