Një zjarr përfshiu një anije të Barcelonës, që lundronte nëpër Indonezinë qendrore, i cili detyroi qindra pasagjerë të hidheshin në det për t’i shpëtuar flakëve.
Sipas autoriteteve deri më tani nuk janë raportuar viktima, ndërsa në bord ishin rreth 280 persona.
Operacioni i kërkim-shpëtimit është ende duke u zhvilluar, ndërsa dy anije dhe disa varka lundruese kanë shkuar në ndihmë të pasagjerëve.
Anija, KM Barcelona 5, u përfshi nga flakët ndërsa lundronte në ujërat pranë Manados, kryeqytetit të provincës, rreth orës 13:00, tha Dani Repi, kreu i ekipit të reagimit të shpejtë të Agjencisë provinciale të Menaxhimit dhe Zbutjes së Fatkeqësive.