17:46 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Industria e qumështit me rënie 7.4% në 2020-n, prodhuesit kanë paralajmëruar falimente

14:12 | 08/07/2022
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Industria e qumështit me rënie 7.4% në 2020-n, prodhuesit kanë paralajmëruar falimente

Industria e përpunimit të qumështit ka shënuar rënie përgjatë vitit, sipas të dhënave të INSTAT, duke konfirmuar dhe deklarimet e operatorëve të tregut që flasin për një situatë të vështirë të industrisë.

Sipas INSTAT, në vitin 2021, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 115 mijë tonë. Sipas llojit, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës është rreth 94 mijë tonë, sasia e grumbulluar e qumështit të deles është 13 mijë tonë dhe sasia e grumbulluar e qumështit të dhisë është rreth 8 mijë tonë.

Krahasuar me vitin 2020, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës paraqitet me rënie 7,4%, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26,3% dhe 8,0%.

Më herët, përpunuesit kanë pohuar për Monitor se janë rritur kostot e prodhimit për produktet e bulmetit. Fabrikat po blejnë nga fermerët qumësht me çmim 50% më të lartë. Nga qershori çmimi i ambalazhit paketues të plastikës do të rritet edhe 25%. Drejtori ekzekutiv i shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumështit” Donjaldo Hoxha në intervistën për Monitor Brief Insight tha se nga shtimi i kostove dhe mungesa e subvencioneve direkte për fermerin sektori është në rrezik falimentimi.

Sipas INSTAT, nga sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar, rreth 14 mijë tonë është përdorur për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim. Struktura e qumështit të prodhuar për konsum paraqitet si më poshtë: qumështi i plotë i përpunuar 86,7%, qumështi gjysëm i skremuar 9,1%, qumështi i papërpunuar 3,5% dhe qumështi i skremuar 0,7%.

Nënproduktet e qumështit 

Sasia e prodhuar e djathit sipas llojit të qumështit pësoi rritje me 12,0% dhe sasia e prodhuar e gjalpit pësoi rënie me 3,4%, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, rënie me 6,1% shënoi sasia e prodhuar e djathit të përpunuar (djathë i shkrirë), krahasuar me një vit më parë.

Struktura e djathit të prodhuar sipas origjinës paraqitet: djathë nga qumështi i lopës 72,4%, djathë nga qumështi i deles 19,5% dhe djathë nga qumështi i dhisë 8,1%, ndërsa struktura e tij sipas fortësisë është: djathë i butë 53,9%, djathë gjysëm i fortë 22,9%, të tjera prodhime të freskëta 14,9% dhe djathë i fortë 8,3%. MONITOR

Pas

Zbulohen dy parcela me kanabis në Kurbin

Para

Protesta e opozitës, vjen reagimi i parë nga PS, deputeti: Oligarkët bëjnë lojë me shumë porta

Para
Fotot/ Kjo është pjesëmarrja në protestën e parë të PD-së pas rikthimit të Sali Berishës

Protesta e opozitës, vjen reagimi i parë nga PS, deputeti: Oligarkët bëjnë lojë me shumë porta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci për llogari të Italisë. 42 persona nën hetim

LDK dorëzon kallëzim penal për Qeverinë Kurti: Çdo vendim i marrë pas 27 marsit është i paligjshëm

Vizita në Vlorë/ Rama largohet me helikopter, qëndroi disa orë te vilat qeveritare

Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës që kanë legalizuar ndërtime në hapësira publike: Do anulohen lejet

Një ditë pasi zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, vatra është aktivizuar sërish

Rrëmbehet një aeroplan në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit “paralizohet” për një orë

7-vjeçarja humbi jetën pasi u përplas nga skafi, shpallen të pafajshëm 5 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre

KPA pezullon nga detyra prokuroren Elona Alvora, e rikthen në Shkollën e Magjistraturës

“Injoroni çdo deklaratë të mëparshme”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, kërkon mandatin e deputetit

“Jemi të gatshëm të negociojmë”, Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për paqe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.