19:16 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Industria e turizmit me goditura ngë pandemia COVID-19, Topuzi: Situata është e errët, garancia sovrane në sektorin tonë e pamundur

12:16 | 09/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Industria e turizmit me goditura ngë pandemia COVID-19, Topuzi: Situata është e errët, garancia sovrane në sektorin tonë e pamundur

Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit Zak Topuzi në një intervistë për Fax News tha se industria e turizmit në këtë periudhë pandemie është goditur rëndë .

Topuzi nënvizoi faktin se situata është e errët pasi kjo industri është një industri me risk shumë të lartë, ndërkohë që shtoi se ky sektor është i fundit që do të hapet e fundit.

Po ashtu Topuzi ngriti shqetësimin se kjo industri do të ketë hapjen pas përfundimit të pandemisë ku njerzit nuk kanë shumë interes për pushime, por do të mendojnë për rifllimin e jetës.

“Është një industri që ka pësuar një godite shumë të madhe, sepse janë anulluar të gjitha udhëtimet. Industria turistike është ajo që mendohet se do të hapet e fundit, nga COVID-19. Udhëtimet sipas parashikimeve janë të fundit që do të hapen. Është një situatë e errët është një industri që nuk punon. Idustria e turizmit është me e goditur, pasi përveçse nuk paguan dot detyrimet, detyrohesh dhe të paguajë paketat e shitura. Punonjësit e turzmit janë aset dhe janë njerëz të përgatitur, lënia pa punë e tyre është një problem madhor.

Subvenciononi pagat dhe sigurimet shoqërore, në mënyrë që sot këto punonjës që po rrinë në shtëpi të mos lihen pa punë. Kushti i dytë ka qenë për specifikën që ka kjo industri ku ne jemi të detyruar që tu kthejme paketat, pra le të shtyhet. Të shtyhen edhe afatet e tatim-pagimeve. Industria e turizmit në Shqipëri pothuajse ka vetëm 60 ditë turizëm. Gati 80% janë në pjesën bregdetare. Nëse digjet ky sezon që praktikisht është i djegur, i bie të punojnë tre muaj.  Është një industri e cila ka kosto shumë të madhe dhe është shumë e riskuar. Jo çdo gjë fillon dot nga e para. Do të fillojë pas një krize pandemie që do ti gjejë njerzit më nivel minimal të ardhurash, ku shqetësimi kryesor nuk është pushimi, por është mbijetesa si do të ndërtojë jetën. Deri në fund të qershorit janë anulluar të gjitha prenotimet dhe në gusht janë anulluar prenotimet individuale që kanë. Është e pamundur që industria tua kthejë mbrapsht.”– tha Topuzi.

Sa i përket garancisë sovrane të dhënë nga qeveria për bizneset e mëdha, Topuzi tha se kjo kredi për sektorin e turizmit është e pamundur.

Po ashtu Topuzi shtoi se qeveria duhet tu jepte një pagë lufte çdo qytetari që ka mbbetur pa punë në këtë periudhë, pasi duke qenë të gjithë në një front njerzit do të kenë një mundësi.

“Ditët e fundit u qartësua situata, është një garanci sovrane vetëm për paga dhe për sektorin tonë është e pamundur. Kriza në sektorin tonë nuk dihet se kur do të vijojë, është një krizë pa fund. Çdo vend i botës me më pak të ardhura ka ndërmarrë masa për këtë sektor, por edhe për njerzit e tjerë që mbeten pa punë. Kjo bëhet për të shpëtuar ekonomine dhe jo një biznes. Duke i dhënë kredi me inters zero ti mban në këmbë një industri të tërë. Jo gjysëm-page, por të gjithë njerzit që nuk kanë punë efektive sot të marrin të gjithë një pagë lufte. Duke qenë të gjithë në një front të marrin një pagë lufte dhe të kenë mundësi që të shtrihet tek të gjithë njerzit që nuk kanë mundësi efektive.

Shpresojmë që të jemi pjesërisht në planin B të qeverisë, por nuk kemi një ide të qartë. Qeveria duhet të ketë parasysh se të gjithë masat që ka marrë Rajoni janë masa efektive që tu jepen mundësi këtyre bizneseve të marrin frymë.”- tha Topuzi.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Zak Topuzi
Pas

Shkencëtarët, letër Shtëpisë së Bardhë: Ja çfarë ndodh me koronavirusin nëse temperaturat janë të larta

Para

I la qytetarët në liri të plotë, Suedia po përgatitet për gjëmën, gazetari zbulon urdhrin skandaloz për spitalet

Para
I la qytetarët në liri të plotë, Suedia po përgatitet për gjëmën, gazetari zbulon urdhrin skandaloz për spitalet

I la qytetarët në liri të plotë, Suedia po përgatitet për gjëmën, gazetari zbulon urdhrin skandaloz për spitalet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali nderon kujtimin e Dom Ndre Mjedës, në përvjetorin e largimit nga jeta: Vepra e tij, ishte një gur themelimi në ndërtimin e identitetit kombëtar

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

Copëtoi djalin e saj me sëpatë në Itali, nëna zbulon shkakun e vrasjes makabër

I dërguari special i SHBA, Witkoff viziton qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gazë

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, SPAK kërkon pushimin e çështjes për dy të pandehurit

Draft Kodi i ri Penal, reagon Delegacioni i BE në Tiranë: Jemi të shqetësuar, mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes! S’janë në përputhje me standardet Europiane

Pas aksionit të prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit: Kurora e artë e Shqipërisë

Starmer dhe Zelensky përshëndesin ultimatumin e Trump ndaj Rusisë për paqen

Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Kreu i Republikës Sprska Milorad Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, unë mbetem president

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.