Tre punonjëse sanitare u raportua se ishin infektuar nga sëmundja e tuberkulozit në vendet e tyre të punës në spitalin rajonal të Durrësit. Ishin vetë ato që bënë të ditur lajmin, ndërkohë që po marrin ndihmë të specializuar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Njëra prej tyre është pacientja 45-vjeçare me iniciale F. S., e cila tregon për mungesën e kushteve në vendin e punës: “Kam punuar në sektorin e morgut. Aty kishim maska, rregull, përparëse. Kam kaluar në urgjencë dhe më pas në lavanderi për mungesë personeli. Ikim në punë s’kemi as kushte, as maska, uji i pisët nëpër këmbë, mu dëmtua shëndeti”.
Një ndër tre sanitaret e prekura është edhe një 26-vjeçare që është gjithashtu duke u trajtuar për këtë shërbim.
Ndërsa drejtuesja e Programit Kombëtar të Tuberkulozit, Donika Mema, mjeke tek “Shefqet Ndroqi” shprehet se shkak i përhapjes së sëmundjes janë bërë ajri dhe mungesa e marrjes së masave mbrojtëse.
Sipas ekspertëve, .5% të rasteve për 100 mijë banorë pësojnë fatalitet nga tuberkulozi, çka tregon se në përqindje të konsiderueshme sëmundja është e kurueshme.
(XH.A/SHUPLAKA)